Home / Lajme / Rajon / Babai dhe axha i këngëtarit akuzohen për krime ndaj shqiptarëve, e ai këndon në dasmat shqiptare

Babai dhe axha i këngëtarit akuzohen për krime ndaj shqiptarëve, e ai këndon në dasmat shqiptare

Sipas një dokumenti të siguruar nga Botapress, babai dhe axha i këngëtarit Gazmend Rama akuzohen për bashkëpunim në vrasjet e kryera në fshatin më 11.05.1999 në fshatin Bllagaje – Arrishte, konkretisht për vrasjen e te ndjerit Mustafë Sadiku.

Në absuditetin tonë ndodhin edhe gjëra të tilla. Këngëtari Gazmend Rama i cili këndon kryesisht këngë tallava me melodi kryesisht rome, është një ndër këngëtarët që preferohet edhe nga shqiptarët. Madje ai ftohet edhe në dasma shqiptare. Këndon edhe këngë për dëshmorët dhe heronjtë e UÇK-së. Madje këndon këngë edhe për Adem Jasharin.

Por burime të Botapress-it nga Peja bëjnë të ditur se familjarë të këtij këngëtari, më konkretisht babai dhe axha I tij dyshohet se kanë bashkëpunuar me paramilitarët serbë dhe se kanë kryer edhe krime ndaj shqiptarëve.

Familjarë shqiptarë nga Peja madje që në kohën e UNMIK-ut kanë ofruar dëshmi për përfshirjen e Mustafë Halil Rama (mixha i Gazmend Ramës), Qerim Rama (baba i Gazmend Ramës) dyshohen se kanë bërë në krime lufte ndaj shqiptarëve

Sipas një kallëzimi penal të familjes Sadiku, të cilin e ka siguruar Botapress, këta dy persona bashkë me militarët serbë Dragoljub Janiqijeviq, Danillo Janiqijeviq dhe bashkëpunëtorit e sigurimit serb Smjal Berisha kanë kryer krime në fshatin Pavlan të Pejës dhe kanë vrarë Mustafë Sadikun.

Sipas këtij kallëzimi penal dhe dëshmisë së familjes Sadiku, vrasja e familjarit të tyre Mustafë Sadikut, është kryer më 11.05.1999 në fshatin Bllagaje – Arrishte, në oborrin e shtëpisë.

Familja Sadiku ka siguruar edhe dëshmitarët e kësaj masakre dhe këtë kallëzim penal e kanë dërguar në Departamentin e Drejtësisë për krime luftë të UNMIK-ut por prej atëherë nuk është bërë asnjë hetim.

Për këtë krim madje janë njoftuar edhe organizatat humanitare ndërkombëtare e njëra ndër to është edhe ajo e Natasha Kandiqit, e cila poashtu ka inicuar hetimin e krimeve të kryera nga këta të dyshuar kriminelë.

Ashtu sic do të shihni në dokumentet që I ka siguruar Botapress, familjarët e ngushtë të këngëtarit Gazmend Rama, babai Qerim Rama dhe Mustafë Rama dyshohen per bashkëpunim në krime të rënda ndaj shqiptarëve.

Ndërkaq që absurdi të jetë më I madh, këngëtari Gazmend Rama përveç se këndon këngë për heronjtë e UÇK-së, ai I këndon edhe Adem Jasharit, ndërkaq është një ndër këngëtarët më të kërkuar të shqiptarëve në dasmat dhe ahengjet e tyre familjare.

Ja vlerësojeni vetë të nderuar lexues se a meriton që një anëtar I një familje që ka kryer krime ndaj shqiptarëve të jetë I ftuar dhe I paguar bukur mirë në dasmat shqipare.
gaziii

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *