Home / Lajme / Botë / Bajram Kozat, bariu i cili në fshat ruante delet, ndërsa në qytet qentë
STAMBOLL (AA) - Bajram Kozat nga Malatia e Turqisë ka kaluar mbi njëzet vjet të jetës së tij si bari në vendlindje dhe pas kësaj ai vjen në qytet ku aksidentalisht shndërrohet në “shëtitës i qenve”. ( Elif Öztürk - Anadolu Ajansı )

Bajram Kozat, bariu i cili në fshat ruante delet, ndërsa në qytet qentë

Bajram Kozat nga Malatia e Turqisë ka kaluar mbi njëzet vjet të jetës së tij si bari në vendlindje dhe pas kësaj ai vjen në qytet ku aksidentalisht shndërrohet në “shëtitës i qenve”, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ky 56 vjeçar është shprehur i lumtur me profesionin e tij për të cilin thotë se e ka kthyer në kohën kur në vendlindje ruante delet.

Në Stamboll kishte ardhur në moshë të re, pasi qyteti njihet ndyshe edhe si “qyteti i cili ofron shumë mundësi”. Pensionin e ka merituar pas punës 21 vjeçare në një komunë.

Katër vite më parë, ky pensionist ka pranuar një ofertë për t’u kujdesur për një qen. Kozat e kishte pranuar ofertën me çka filloi të përfitojë materialisht nga përkudejsja e qenve të cilët përndryshe thotë se i do shumë, por vetëm pasi kishte fituar besimin e pronarit të qenit të parë, atij numri i ofertave gjithnjë e më shumë i ishte shtuar.

Kozati mund të shihet në rrugët më të frekuentuara të Stambollit dukë shëtitur qenët të cilët i ka nën përkujdesje, numri i të cilëve aktualisht është nëntë.

Me punën që bënë, Kozat ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, ndërkohë që në një bisedë për Anadolu Agency (AA) thotë se puna nuk është dhe aq e lehtë.

“Në vendlindje, 20 vite i kam kaluar si bari. Gjithmonë kam menduar nëse do të mund ti kthehem asaj pune. Aktualisht jam shumë i lumtur me punën që bëjë me qentë. I shëtis me përkushtim të madh”, thotë Kozat.

Ai përkujtoi ditët kur ruante delet.

“Në fshat shëtisja delet. Ky është Stambolli, këtu shëtis kafshët mes turmave”, rëfën Kozat. Puna të cilën e bënë thotë ai, njerëzve u duket interesante ndërsa siç tregon shumë njerëz i kanë thënë se edhe ata mund ta bëjnë të njejtën pa problem.

Nuk është dhe aq lehtë, komenton Kozat.

“Pronarët e qenve janë njerëz të njohur, afaristë, gazetarë, shkrimtarë, artistë. Kjo është një punë me përgjegjësi, pasi qentë mund të përleshen mes vete. Megjithatë, deri më sot nuk kam patur probleme të tilla. Nga ora gjashtë filloj ti marr qentë një nga një. Pronarët kanë besim te unë, për çka kam edhe çelësat e shtëpive të tyre. Deri në tetë e gjysëm shëtis me qentë. Pas kësaj bëjë një pushim, ndërsa shëtitja e radhës është në ora 14”, sqaroi Kozat.

Ai thotë se disa njerëz e shohin si negative punën që bënë ai, mirëpo Kozat shprehet se është i lumtur.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, do të forcohen kriteret për importimin e ilaçeve

Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurën për sjelljen e propozim-ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *