Home / Kryesoret / Bajrami: Unë e shqiptarizova Ministrinë e Ekologjisë, Ministri Izairi duhet ta shpëton Tetovën

Bajrami: Unë e shqiptarizova Ministrinë e Ekologjisë, Ministri Izairi duhet ta shpëton Tetovën

Ish Ministri i Ekologjisë, Xhelil Bajrami, për herë të parë ka publikuar dëshmi tronditëse se si në Ministrinë e ekologjisë buxheti keqpërdoret në formën më flagrante dhe nuk bëhet thuajse asnjë investim në vendbanimet shqiptare. Ai këto kritika i adreson ndaj Ministrit aktual, Nurhan Izairit , i cili vazhdon që të lejojë ndotësin më të madh, fabrikën Jugohrom që ti helmojë mbi 200 mijë shqiptarët e rajonit të Pollogut të Tetovës.

Sipas tij kjo situatë është e pafalshme, andaj urgjentisht duhet që ministri i ekologjisë të bllokojë punën e përhershme të Jugohromit deri në plotësimin e standardeve ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht pas largimit tim me keqardhje mësoj se ka filluar presioni për largimin e shumë shqiptareve nga vendet e tyre të punës,pastaj në buxhetet pasardhese 2009-2010 në vazhdimsi investimet kapitale në vendbanimet shqiptare u zvogëluan nga 75% në 30% dhe çdo ditë bëhej dhe po bëhet edhe më keq. Më e keqja ndodhi me vazhdimin e veprimeve korruptive gjat dhënies së lejeve ekologjike të tipit A që u janë shpërndarë shume ndotësve të mëdhenj, dhe katastrofë më e madhe ishte vazhdimi i lejes për punë të ndërmarrjes Jugohrom gjatë periudhës 2011-2013 dhe më pas deri më date 30.06 të vitit 2015. Dhe me përgjegjesinë më të madhe deklaroj që pasojat e ndotjes në rajonin e Pollogut Tetovë-Gostivar do të jëne të pa imagjinushme për shume gjenerata njerëzish, Ky është dëmi më i madh që i është bërë kombit shqiptarë në mënyrë të planifikuar në Maqedoni“, ka deklaruar ekskluzivisht për Zhurnal, ish ministri i ekologjisë, Xhelil Bajrami, duke theksuar se ai për herë të parë në vitin 2006 deri në vitin 2008 e ka shqiptarizuar këtë ministri duke arritur përfaqësimin në përmasa rekorde deri në afro 40%.

Ai madje tregon dëshmi konkrete se si shqiptarëve ju ka dhënë pozicione të larta në dikasterin që ka drejtuar.

“Është shumë e vërtetë se gjatë periudhës kur kam qenë minister i ekologjisë ajo është periudha e viteve 2007-2008 , unë përpilova një strategji që përmbante dy shtylla kryesore për Shqiptarët, që I përmbante këto projekte konkrete si Punsimin dhe rritjen e Investimeve kapitale. Mund të them se punësimi i Shqiptarëve para se te vija unë në atë ministri ishte diku më i ulët se 10%, dhe ne perfundim të mandatit tim arriti në 38.5% në vitin 2008. Përher të parë në ministrinë e Ekologjise dhe planifikimit hapsinor shqiptarët moren poste udhëheqëse në sektor të rëndesishëm në këtë dikaster qeveritar. Në periudhen e viteve 2007-2008 arrita që mbi 75% të buxhetit të ministries ta shpenzoj për investime kapitale në vendbanimet shqiptare, Këto ishin investime që perfshinin shpenzime për ujsjellës dhe rezervoare për ujë të pijshëm, kanalizime atmosferike dhe ujëra të zeza,pastrim të deponive të shumta te egra në afërsi të vendbanimeve, investime për gjelbërim etj“, ka theksuar ish Ministri Bajrami, duke shprehur shqetësimin e madh për diskriminimin permanent që bëhet nga ministri aktual i ekologjisë Nurhan Izairi, duke mos investuar thuajse asnjë projekt në vendbanimet shqiptare, për dallim nga komunat maqedonase.

Ndryshe, Bajrami gjatë periudhës së vitit 2006-2008, ishte ministri më i suksesshëm shiptarë i cili gëzonte autoritet të madh dhe kishte vizion të qartë për ti arritur projektet të cilët janë në interes të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni. Zgjuarsia dhe intelegjenca sollën një rezultat të madh gjatë karrierës së tij politike të cilën edhe sot e kësaj dite këto rezultate janë të prekshme dhe të dukshme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *