Home / Kryesoret / Banorët e Bogovinës në protestë përpara komunës

Banorët e Bogovinës në protestë përpara komunës

Banorët e Bogovinës, sërish protestuan para komunës, kundër vendimit që ujësjellësi i fshatit të menaxhohet nga komuna. Banorët thonë se ujësjellësi është bërë dhe mirëmbajtur nga ana e tyre për më shumë se 30 vite andaj edhe nuk do të lejojnë të kaloj në duart e komunës. Të paktën ata propozojnë menaxhimin e tij përmes partneritetit publiko-privat.

“Ky ujësjellës u ndërtua, u mirëmbaj dhe u rindërtua sërish, por, gjithnjë vetëm me parat e Bogovinasve dhe asnjëherë të vetme nuk u ndihmua nga institucionet e shtetit”, tha një banor.

“Historia e lavdishme të ndërtimit të ujësjellësit me vet angazhim të banorëve dhe pa ndihmën e asnjë institucioni ndërkohë që sot vlerësohet se ujësjellësi kap vlerën prej tre deri në pesë milion euro. Nën dy, menaxhimi i mirë nga ana e udhëheqësisë së ujësjellësit mbi 30 vite. udhëheqësia aktuale e ujësjellësit akuzohet nga komuna se vepron në mënyrë jo ligjore, e, e vërteta është se vet komuna ka kërkuar që të bëhet presion mbi udhëheqësinë e ujësjellësit”, deklaroi Vedat Sadiku, Këshilli i organizimit të protestave.

Përndryshe nga komuna e Bogovinës protestën e kaluar theksuan se çështja e bartjes së ingerencave për menaxhimin e ujërave për pije është një çështje e rregulluar me ligj, dhe ne si komunë jemi të obliguar të zbatojmë ligjin, dhe jemi të gatshëm për gjetjen e një zgjidhje e cila do të ketë bazë ligjore dhe do të jetë e pranueshme për të gjithë, një zgjidhje e cila nuk do të jetë në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale, për aryse se ne si komunë jemi të detyruar të veprojmë sipas ligjit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *