Home / Sport / Barca në stilin e kampionit kundër Arsenalit

Barca në stilin e kampionit kundër Arsenalit

Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Barca ka triumfuar si mysafirë në stadiumin The Emirates kundër Arsenalit me rezultat minimal 2:0.

Në fakt, rastin më të mirë në pjesën e parë e pati, Alex Oxlade-Chamberlain, i cili në minutën e 21-të të takimit nga afërsia prej gjashtë metrave gjuajti drejt e në portierin Ter Stegen.

Edhe Lionnel Messi kishte një rast mjaft të bukur në 45 minutshin e parë, por nuk ia doli të mposht portieri, Petr Cech, raporton Telegrafi.

Por, si duket kampionët evropian dhe botëror për klube ishin më të vendosur për të fituar ndeshjen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *