Home / Kryesoret / Bardhyl Mahmuti: Nuk aktivizohem në politikë

Bardhyl Mahmuti: Nuk aktivizohem në politikë

Ju siguroj se asnje lajm i publikuar deri tani lidhur me angazhimin tim apo te BDSH-se nuk eshte i vertete”- keshtu i ka komentuar Kryetari i BDSH-se, Bardhyl Mahmuti, informatat e fundit te disa mediave se ai do te rikthehet ne politiken shqiptare te Maqedonise dhe do ti bashkangjitet Aleances per Shqiptaret.

Mahmuti keta media i pergenjeshtron fuqishem dhe lajmet i quan si spekulime te pastra. Ai shprehet se i respekton deshirat e njerezve qe ai te angazhohet ne politike, por shpreh revolte ndaj gazetareve te cilet nuk kane kerkuar prononcim zyrtare prej tij se a do te angazhohet perseri ne politike apo jo.

“Me vemendje te madhe jam duke percjelle zhvillimet politike ne Maqedoni. Sidomos perpjekjet qe te organizohet nje «opozite e bashkuar». Une i kuptoj deshirat e njerezve qe te perfshine ne radhet e strukturave te veta partiake sa me shume njerez. Por nuk i kuptoj ata qe leshohen ne spekulime publike lidhur me angazhimet e mundshme te njerezve. Me habit fakti se shumica e medieve qe kane spekuluar me emrin tim kane gazetaret e tyre qe komunikojne me mua. Dhe asnjeri nuk me eshte drejtuar per te konfirmuar lajmin qe e publikojne ne mediet e tyre edhe pse jane te vetedijshem se nje lajm i pakonfirmuar mund te dale genjeshter”, ka delaruar , Mahmuti duke shtuar se ai nese vendose qe te rikthehet ne politiken shqiptare ne Maqedoni, vendimin do ta beje publik. Por sipas tij BDSH-ja si parti momentalisht ka ngrire aktivitetin e vet politik.

“BDSH-ja ka ngrire veprimtarine e vet organizative dhe pa marreveshje me te gjithe shoket qe udhehiqnim kete subjekt asnje vendim nuk merret. Ne rastin kur te merremi vesh qe te riaktivizohemi, ne do ta bejme publike vet dhe per kete ceshtje nuk ka nevoje per “zedhenes” tjera “nga burime te sigurta”. Ju siguroj se asnje lajm i publikuar deri tani lidhur me angazhimin tim apo te BDSH-se nuk eshte i vertete. Prandaj i lus te gjithe qe te jene te matur sepse, sic thote nje shprehje popullore, rrena i ka kembet e shkurta!”, ka delaruar per Zhurnal, Bardhyl Mahmuti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *