Home / Kryesoret / BDI duhet ta braktis qeverinë, ja pse?

BDI duhet ta braktis qeverinë, ja pse?

Nga Urim HASIPI

Ndonëse sot është një ditë e rëndë dhe e vështirë për tre politikanë në Maqedonisë, gjegjëissht Zoran Zaev lider I LSDM-së, Ali Ahmeti lider I BDI-së, dhe Menduh Thaçi lider I PDSH-së, megjithatë e njejta nuk vlente për liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Ai tashmë disa ditë fshihet dhe nuk del në opinion. Mesazhet e tij I lexojmë përmes portaleve dhe televizioneve të tyre, që sot u kërkuan rezultat ministrave të LSDM-së se çka kanë bërë për këtë muaj, kurse asnjeherë nuk ëkrkuan rezultate nga VRO-DPMNE-ja për dhjetë vite.Nejse!Duke iu referuar deklaratës së  kreut të BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me eurodeputetët se nëse nuk ka marrëveshje deri në mesnatë atëherë do të ketë krizë të paparashikueshme. Së këndejmi, është e qartë se tre liderët duke përjashtuar Greuvskin, janë të shqetësuar për situatën dhe bëjnë përpjekje për të zgjidhur këtë, atëherë pse nuk është I shqetësuar Gruevski. Ska asnjë dilemë se se tashmë mos pranimi në takim eurodeputetët dhe ambasadorin Bejli, ishte goditja më e madhe që mund të jepte vetë Gruevski. Në këtë rast, ai tregoi se përcaktimi I tij nuk është në vijë me ndërkombëtarët , përcaktim ky I tre partive tjera. Pavarësiht epilogut të sontëm do të shpërndahet apo jo kuvendi, BDI duhet që të braktis këtë koalicion dhe të mendojë opcione tjera, jo domosdoshmërisht më LSDM-në.Prishja e koalicionit nuk është tragjike sa që është tragjike të mos pranish në takim faktorin ndërkombëtarë. Rrugët në këtë rast janë të ndara dhe ska asnjë arsye për të qëndruar në koalicion me VMRO-DPMNE-së e dëshmuar antishqiptare dhe anti evropiane. Mëngjesi I nesërm pavarësisht të epilogut të sontëm nuk duhet ta gjejë BDI-në në qeveri sepse është e qartë se partia më e madhe Maqedonase luan në kartën e vetme atë të Izolimit, që nuk është aspak në relacion me orientimin e partive shqiptare. Qëndrimi I mëtejshëm në qeveri I BDI-së do të jetë fatal vetë për partinë e Ahmetit sepse  vetëm do të përforcojë pozicionimin e Gruevskit anti evropian. Në këtë situatë delikate sado që mund të duket tendencioze megjithatë realisht dalja nga qeveria do të ishte veprim I përkrahur edhe nga ndërkombëtarët, sepse ata tashmë nuk e kanë partner Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në. Në këtë pikë rrugët janë veçmë të ndara mes dy partive që përbëjnë koalicionin, kurse zgjidhja e situatës do të kërkohet përmes një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërsa lirisht Ahmeti dhe Thaçi mund të pjnë kafen bashkë në Tetovë dhe jo në klubin e deputetëve.  Ata tjerët (maqedonasit) do të kenë nevojë për Ju dy dhe  ju skeni nevojë për ata.

(Autori është gazetarë në Tv Koha dhe Korespodent I gazetës Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *