Home / Kryesoret / BDi në Saraj

BDi në Saraj

Edhe gjatë ditës së djeshme  kanë vazhduar aktivitetet e Shtabit Qendror Zgjedhor. Shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekim Neziri së bashku me nënkryetaren Teuta Arifi, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri, deputetë dhe funksionarë tjerë, kanë vizituar Shtabin Komunal në Saraj, ku kanë realizuar një takim me anëtarët dhe aktivistët e BDI-së në këtë komunë.

Shefi i Shtabit Komunal Isni Jakupi, tha se të gjitha shtabet vendore janë themeluar dje si dhe janë organizuar për Zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati theksoi se në Saraj mbështetja ndaj liderit tonë Ali Ahmeti dhe BDI-së është gjithmonë më e fuqishme dhe më e madhe.

Anëtari i Kryesisë Qendrore Blerim Bexheti, theksoi se ne të gjithë jemi rreshtuar pas vizionit të Ali Ahmetit, vizion ky që bëri ndryshime të mëdha në vendin tonë. Mbështetja ndaj BDI-së është edhe më e madhe, sepse në krye të partisë tonë është Ali Ahmeti dhe pas tij qëndrojnë vepra kombëtare, tha Bexheti.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri para të pranishmëve të shumtë u shpreh se kjo prezencë këtu në Saraj tregon një mobilizim të madh të strukturës së BDI-së, që tregon se jemi të përgatitur edhe për një fitore të madhe. 

“Kjo tregon se BDI-ja si pjesë e pushtetit qendror mbështet projektet në të mirë të qytetarëve dhe këtu në Saraj së bashku me ju kemi realizuar projekte të shumta si shkolla e mesme, përmendorja e Isa Boletinit, projekte në infrastrukturën rrugore si dhe shumë projekte tjera që komuna e Sarajit të jetë një komunë e zhvilluar, e urbanizuar dhe qytetarët t’i gëzojnë të gjitha të mirat”, tha Xhaferri.

Nënkryetarja Teuta Arifi e cila njëkohësisht është koordinatore në zonën e parë zgjedhore tha se i paraqet kënaqësi fakti që është caktuar si koordinatore në këtë zonë zgjedhore, ku BDI, si gjithkund është mirë e organizuar. Sipas saj, “BDI është një familje e madhe dhe kështu me besim të plotë gjithë së bashku shkojmë në fitore të madhe”.

Ndërkaq, shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, theksoi se struktura e BDI-së  në çdo vend është strukturë e palëvizshme dhe është strukturë e radhitur pas liderit Ali Ahmeti dhe më 24 prill do të festojmë së bashku fitoren e BDI-së. Neziri tha se të gjitha partitë e reja dhe ata që u aktivizuan tani, kanë për qëllim përçarjen e votës shqiptare, që do të thotë zvogëlimin e fuqisë të shqiptarëve dhe duhet të jemi të unifikuar që të jemi më të fortë në të ardhmen. Ai përmendi projektet që i ka realizuar deri me tani gjatë qeverisjes duke u ndalur në themelimin e universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Shkup, duke theksuar se së bashku me UT-në paraqesin dy projekte të mëdha kombëtare.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *