Home / Kryesoret / BE-ja dhe SHBA-ja do japin vlerësimin për zgjedhjet

BE-ja dhe SHBA-ja do japin vlerësimin për zgjedhjet

Vlerësimi i BE-së dhe SHBA-së për atë nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile më 24 prill do të kumtohet sot, pasdite.

Euroambasadori Aivo Orav, gjatë kësaj jave duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve deklaroi se vlerësimi ende është në përgatitje.

“Nga njëra anë 24 prilli është pjesë e marrëveshjes si ditë për zgjedhje të parakohshme, por nga ana tjetër ka shumë vonesa në implementimin e marëveshjes së Përzhinos”, tha euroambasadori Orav.

Ai përkujtoi se e vlerësojnë gjendjen në tre sfera për përgatitjen për zgjedhjet dhe atë KSHZ dhe Lista zgjedhore, lidhur me personelin e KSHZ-së dhe revizionin e Listës zgjedhore, së dyti mediumet-raportimi i balancuar dhe marrëveshja e katër partive për mediumet, ndarja ndërmjet shtetit dhe partive, si dhe presionet dhe kërcënimet.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *