Home / Kryesoret / BE-ja dhe SHBA-ja do ta publikojnë vlerësimin për zgjedhjet

BE-ja dhe SHBA-ja do ta publikojnë vlerësimin për zgjedhjet

BE-ja dhe SHBA-ja sot duhet ta publikojnë vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Përzhinës.

Euroambasadori Aivo Orav, pardje duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve deklaroi se vlerësimi ende është në përgatitje.

“Nga njëra anë 24 prilli është pjesë e marrëveshjes si ditë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa nga ana tjetër ka shumë vonesa në implementimin e marrëveshjes së Përzhinës. Madje kështu të gjtiha palët  kanë të drejtë”, tha euroambasadori Orav.

Ai përkujtoi se e vlerësojnë situatën në tre sfera për përgatitjen për zgjedhjet edhe atë fillimisht KSHZ-në dhe Listën zgjedhore, lidhur me personelin e KSHZ-së dhe revizionin e Listës zgjedhore, e dyta media-raportim i balancuar dhe marrëveshja e katër partive për mediat, ndarja midis shtetit dhe partive, si dhe presionet dhe kërcënimet.

Orav nuk konfirmoi se nëse eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot do të mbërrijë në Shkup dhe do të mbajë takime me liderët e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës.

Kryeministri për zbatim të zgjedhjeve Emill Dimitriev dje deklaroi se data e zgjedhjeve është definuar me ligj dhe votuar nga të gjitha partitë politike në Kuvend dhe është pjesë e marrëveshjes së Përzhinës dhe se tani për tani nuk sheh asnjë arsye që kjo datë, gjegjësisht ligji të jetë diskutabil.

“Duhet t’i përmbahemi asaj që veçmë e kemi dakorduar dhe votuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, tha Dimitriev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski gjithashtu konsideorn se nuk ka pengesë për mbajtje të zgjedhjeve më 24 prill, siç parashikon Marrëveshja e Përzhinës. Ai dje deklaroi se në zgjedhjet populli vendos, ndërsa Maqedonia, siç tha, do ta fitojë edhe këtë krizë të imponuar nga LSDM-ja.

“Për këtë arsye LSDM-ja dhe Zaevi frikësohen nga zgjedhjet, për shkak se frika e tyre kryesore është përgjigjja nga qytetarët të cilët shumë mirë shohin dhe e dinë se çka saktësisht bëhet. Zgjedhjet do të jenë përgjigje të cilën LSDM-ja do ta marrë jo nga VMRO-DPMNE-ja, por personalisht nga qytetarët e Maqedonisë. Kjo përgjigje do të jetë një ‘jo’ e zëshme për të gjitha manipulimet, aferat, kërcënimet e tyre, paralajmërimet nga Zaevi për arrestim, jo për etiketime publike, kërcënimet censuruese, obstruksionet, imponimet dhe dredhirat dhe një ‘po” e madhe për punë, për program dhe për zhvillim të shpejtë, për vazhdim të përshpejtimit edhe më të madh të dinamikës së punës dhe realizimit të shumë projekteve vijuese dhe projekteve të reja”, tha Gruevski.

 

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, madje, dje shfaqi bindje se komuniteti ndërkombëtar do të kumtojë se nuk ka kushte elementare që të mbahen zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill.

“Absolutisht është e qartë se nesër do të kumtohet ajo që të gjithë e dinë, se nuk ka kushte elementare që të mbahen zgjedhje dekomratike në Maqedoni”, tha Zaev pas takimit me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, në fund të janarit në takim me kryeministrin e angazhuar për zbatim të zgjedhjeve Emill Dimitriev ia kanë bërë me dije se jo më vonë se më 20 shkurt, në konsultim me ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë, bashkarisht do të shqyrtojnë se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve kredibile më 24 prill. Ata madje ua kanë theksuar kriteret që do t’i përdorin në vlerësim.

Në kriteret është theksuar se KSHZ-ja duhet të jetë tërësisht e siguruar me personel dhe financa. Sa i përket Listës zgjedhore duhet të përfundohen kontrollet fillestare të kryqëzuara të të gjitha të dhënave relevante që të fitohet një imazh për atë se sa voluminoz do të jetë procesi i pastrimit, duke përfshirë edhe kontrollet në terren. Ajo duhet të ketë program të besueshëm dhe kohë të mjaftueshme që të mund t’i hetojë dhe të vendosë për parregullsitë që do të zbulohen gjatë kontrollit të kryqëzuar.

Në dokumentin që u dërgua edhe deri te liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, thuhet se duhet të ekzistojë kornizë e qartë ligjore për mënjanim në kohë të emrave të cilët nuk përkasin në Listën zgjedhore, si dhe të vendosen mekanizma adekuatë për shënim të emrave të cilët nuk do të mund të mënjanohen, por për të cilët do të nevojitet kontroll plotësues. Duhet të ekzistojë mekanizëm voluminoz dhe korrekt për shqyrtim të dëshirave që do të dalin nga procesi i pastrimit të Listës zgjedhore, ndërsa OSBE-ja të ftohet që ta vëzhgojë procedurën.

Në kriteret që do të përdoren për vlerësim të zbatimit të obligimeve nga Përzhina, BE-ja dhe SHBA-ja theksojnë se katër partitë duhet të arrijnë marrëveshjes për reformat mediale dhe se “duhet të ndërmerren masa që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga aktivitetet e partive politike me ç’ras do të sanksionohen keqpërdorimet”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *