Home / Sport / Beckam: Jam i lumtur që Mourinjo do të rikthehet në Angli

Beckam: Jam i lumtur që Mourinjo do të rikthehet në Angli

David Beckham ka zbuluar se ai shpreson që Jose Mourinho do të marrë përgjegjësinë e drejtimit të një klubi në “Premier League”, përsëri, së shpejti. Mourinho ka qenë pa punë, që kur u shkarkua nga Chelsea, në dhjetor 2015, por është i lidhur shumë me ish-klubin e Beckham, Manchester United, skuadër e cila vazhdon të luftojë nën drejtimin e Louis van Gaal.

Dhe ish-kapiteni i Anglisë thotë se ai do të jetë i lumtur për të parë kthimin e portugezit në futbollin anglez. Perez, Mourinho dhe Beckham, gjatë një bisede në klubin madrilen “Unë shpresoj se Mourinho do të kthehet në “Premier League”, shumë shpejt, ka thënë Beckham për një talk SPORT.

Ne kemi nevojë për karaktere si ai në kampionatin anglez.” Një zyrtar i Interit, Bedy Moratti, i ka nxitur më tej spekulimet se Mourinho është në rrugën e tij drejt “Old Trafford”, teksa tha javën e kaluar se trajneri portugez “do Manchesterin”, pasi kishte shijuar një drekë me ish-shefin e zikaltërve, Massimo Moratti: “Ai është i lumtur tani. Jose do të drejtojë Mançester United, kështu që është sërish drejt një klubi të madh.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *