Home / Kryesoret / BeH-ja dorëzon aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian
SARAJEVË (AA) – Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç (C) në emër të Bosnje e Hercegovinës dorëzoi në Bruksel kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders (2nd R), vendi i të cilit ka kryesimin e radhës të BE-sëç. Foto: përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini (R), eurokomisioner Johannes Hahn (2nd L) ( Dursun Aydemir - Anadolu Ajansı )

BeH-ja dorëzon aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç në emër të Bosnje e Hercegovinës dorëzoi në Bruksel kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders, vendi i të cilit ka kryesimin e radhës të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia solemne e dorëzimit të kërkesës së Bosnjë e Hercegovinës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u mbajt në Bruksel, në godinën e Këshillit të BE-së.

“Duam që të gjithë fqinjët tanë t’i arrijmë në rrugën evropiane…Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka shumë punë”, tha Çoviç, duke falënderuar për ndihmën zyrtarët evropianë. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Johannes Hahn.

Koenders theksoi se “tani Bosnja e Hercegovina e ka radhën të realizojë rezultate në reformat”. Pas dorëzimit të aplikimit, kryesuesi i Presidencës së BeH-së do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë Miroslav Lajçak, si dhe me eurokomisionerin Johannes Hahn.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *