Home / Kryesoret / Berlini ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për Kumanovën, por Shkupi heshtë

Berlini ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për Kumanovën, por Shkupi heshtë

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier dy javë pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Kumanovë kishte kërkuar hetim ndërkombëtarë. Ai këtë e kishte theksuar në takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati, duke kërkuar hetim transparent mbi ngjarjen e Kumanovës.

Kjo deklaratë kishte nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili përmes rrjeteve sociale kishte shprehur mirënjohje për kërkesën e Gjermanisë për një hetim ndërkombëtar për atë se çfarë ndodhi në Kumanovë.

 

“Mirenjohje Gjermanise per kerkesen publike per hetim nderkombetar per Kumanoven! Drejtesia per Kumanoven gur ne themelin e bashkejeteses.”, kishte shkruar Rama.

Por në Maqedoni kjo çështje po heshtet, nga pushteti aktual, por edhe nga të gjitha partitë politike shqiptare, përfshirë edhe ato të opozitës që janë joaktive në skenën politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *