Home / Kryesoret / Berlusconi flet për mbretërimin e tij 30 vjeçar në Ac Milan

Berlusconi flet për mbretërimin e tij 30 vjeçar në Ac Milan

Presidenti i Milanit, Silivo Berlusconi, po feston 30 vjetorin si numri një i klubit kuqezi, ndaj dhe ky i fundit ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Gazzetta dello Sport”.

Nëse ka një president legjendar të një klubi, atëherë është Silvio Berlusconi i Milanit.

Italiani karizamtik ka fituar të gjithë trofetë me Milanin, ndërsa u premton tifozëve se ka ende për të dhënë për klubin.

“Kam përjetuar 30 vite magjike. Kemi fituar më shumë trofe nga të gjithë ekipet e tjera dhe kemi bërë 363 milionë fansa të në gjithë planetin. Nuk do të harroj kurrë fitoren 4-0 kundër Barcelonës në Kupën e Kampioneve të zhvilluar në Bukuresht, por nuk mund t’i harroj as dy finalet e fituara në Athinë. Momentet negative? Dua të harroj sa më parë, përballjen kundër Liverpoolit në Stamboll”.

“Për një periudhë të gjatë iu dedikova politikës, por tashmë jam rikthyer sërish tek klubi i im dhe premtoj se do të bëj akoma më shumë. Vitet e fundit kemi siguruar 8 finale Championsi, ndaj dhe shpresoj që për 5 vitet e ardhshme, numri i finaleve të shkojë në 10”.

“Barbara arsyeton si menaxhere, ndaj dhe për të Liga e Evropës është objektivi i Milanit, ndërsa Galliani arsyeton si tifoz. Për të, do ta mbyllim në Ligën e Kampionëve. Do të më pëlqente të fitoja Kupën e Italisë, ndërsa Mihajlovicit do t’i kërkoj të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit”.

“Jemi në bisedime e sipër, pasi nuk ka ende një vendim final. President përjetë? Të shohim çdo të ndodhë në 30 vitet e ardhshme…”

“Donnarumma? Një portier talent që shpresoj të qëndrojë tek Milani edhe për 20 vitet e ardhshme”.

“Boateng ka zgjedhur Milanin pas largimit nga Schalke dhe deri tani po tregon një paraqitje të mirë. Balotelli nuk është ende në 100% të formës për shkak të dëmtimeve, por mendoj se shumë shpejt do ta tregoj veten për vlerat që zotëron”, ka thënë Berlusconi në intervistën e gjatë.

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *