Home / Kryesoret / Besimi dhe ambasadorja Oer nënshkruan letër për bashkëpunim

Besimi dhe ambasadorja Oer nënshkruan letër për bashkëpunim

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ambasadorja e Francës Lorens Oer dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës të Maqedonisë, Fatmir Besimi nënshkruan letër për bashkëpunim.

Me këtë letër do të përforcohet bashkëpunimi teknik i cili tani më ekziston mes dy vendeve, si mënyrë për përmirësimin e procesit reformues lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ky bashkëpunim përfshin praninë e ekspertit francez për çështje evropiane Bertrand Milet në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe mbështetjen bilaterale në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Unionit, përforcimin e kapaciteteve institucionale, duke i përfshirë ministritë përkatëse dhe menaxhimin e IPA fondeve kombëtare dhe rajonale, me përqëndrim në projektet për vizibilitetin, infrastrukturë dhe ndërlidhjen për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo mbështetje do të dedikohet posaçërisht për Sekretariatin për Çështje Evropiane si institucion për koordinim në procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, si dhe për ministritë përgjegjëse për politikat me ndikim më të fortë në normën e absorbimit të fondeve për ndihmën para-aderuese (transport të qëndrueshëm, mjedisin jetësor, bujqësi).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *