Home / Lajme / Botë / Biden dhe Poroshenko sërish bisedojnë rreth reformave në Ukrainë

Biden dhe Poroshenko sërish bisedojnë rreth reformave në Ukrainë

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë biseduar të premten në telefon, për të dytën ditë me radhë.

Dy liderët kanë diskutuar nevojën që Kievi sa më shpejt t’i implementojë reformat që kërkohen në kuadër të planit të ndihmës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.

“Të dy udhëheqësit u dakorduan mbi rëndësinë e unitetit në mes të forcave politike të Ukrainës për reformimin sa më të shpejtë në përputhje me programin e FMN-së, duke përfshirë masat në të cilat duhet fokusuar për çrrënjosjen e korrupsionit”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *