Home / Kryesoret / Bija e Fadil Fejzullahut: Policia maqedonase na ka sharë dhe malltretuar

Bija e Fadil Fejzullahut: Policia maqedonase na ka sharë dhe malltretuar

5 dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria janë duke dhënë dëshminë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e trimave. Dy dëshmitaret e para Fize Memishi dhe Teuta Lutfiu mbaruan me deklaratën shumë shpejt pasi që Fize Memishi nuk kishte asnjë lidhshmëri familjare me të dyshuarit si dhe nuk ka pasur mundësi të shohë asgjë nga ngjarjet pasi që ka qenë brenda shtëpisë me burrin dhe djalin, ndërsa Teuta Lutfiu për shkak të problemeve shëndetësore u vendos që të mos merret në pyetje, raporton SHENJA.

Artizana Fejzullahu ishte dëshmitarja e tretë me radhë, bija e Fadil Fejzullahut një prej 29 të dyshuarve. Artizana u morr në pyetje gjërë e gjatë mbi rrethanat ë luftimeve, vendndodhjen e babait të sajë ditën e luftimeve si dhe nëse babai i sajë ka qenë në Kosovë periudhën e fundit. Artizana tha se ditën kur policia ka bastisur shtëpinë e tyre nuk e kanë gjetur babain në shtëpi, pasi që ai kishte dalë të shëtisë me shokët. Vajza e Fadil Fejzullahut shumicën e kohës rrëfente mbi traumat që ua ka shkaktuar policia e cila ua ka shkatërruar shtëpinë tërësisht dhe i ka mbajtur në stacion me orë të tëra. Prokuroria pyeti Artizanën se si ka mundur të jetë e sigurt se të shtënat e mëngjesit të 9 majit kanë qenë të policisë, pasi që ata kanë qenë brenda dhe nuk kanë mundur të dallojnë se kush ka shtënë, por Artizana pohon se ka konstatuar këtë fakt pasi që policia ka thyer derën hyrëse të shtëpisë. Artizana tërë kohën shpjegonte se policia ia ka malltretuar meshkujt e familjes dhe të gjithë të tjerët i ka sharë fjalë të rënda vazhdimisht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *