Home / Kryesoret / Blatter këtë muaj boton librin për periudhën e tij 40 vjeçare në FIFA
CYRIH (AA) – Presidenti i pezulluar i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Joseph Sepp Blatter, deri në fund të muajit do të duhet të botojë librin e shumëpritur për periudhën 40 vjeçare të tij në shtëpinë botërore të futbollit. ( Murat Ünlü - Anadolu Ajansı )

Blatter këtë muaj boton librin për periudhën e tij 40 vjeçare në FIFA

Presidenti i pezulluar i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Joseph Sepp Blatter, deri në fund të muajit do të duhet të botojë librin e shumëpritur për periudhën 40 vjeçare të tij në shtëpinë botërore të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia botuese zvicerane Werd & Weber në faqen e saj të internetit bëri të ditur se libri i Blatterit “Misioni futboll” (“Mission Football”) do të jetë në dispozicion gjatë muajit shkurt me çmim prej 49 franga.

Blatter më herët paralajmëroi se ai do të jetë një libër me fotografi me anegdota gjatë 40 viteve të tij në FIFA, duke përfshirë edhe periudhën prej vitit 1998 kur u bë president.

“Pa marrë parasysh suksesin, Blatter shpesh herë është dashur të durojë kritika dhe paragjykime. Në këtë libër të pasur me ilustrime, Blatter thekson se është mësuar t’u bëjë ballë armiqësive”, shkruan mes tjerash në internet faqen.

Thomas Renngli, zëdhënësi i Blatterit, tha se libri ka kopertinën e fortë dhe 300 faqe.

Gjatë të martës Blatter do të duhet të marrë aktvendimin e Komisionit ankimues të FIFA-s mbi ankesën për vendimin e Komitetit etik që ta pezullojë për tetë vite për shkak të “pagesës së parregullt” prej dy milionë frangave në llogarinë e Michel Platinit.

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *