Home / Kryesoret / Breedlov: Transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura, çështje politike që duhet ta zgjidh Kosova
PRISHTINË (AA) - Gjatë disa muajve të fundit, situata në mbarë Kosovën ka qenë kryesisht e qetë dhe KFOR-i e ka kryer me sukses detyrën e vet, kanë vlerësuar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta. Foto: Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove. ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

Breedlov: Transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura, çështje politike që duhet ta zgjidh Kosova

Gjatë disa muajve të fundit, situata në mbarë Kosovën ka qenë kryesisht e qetë dhe KFOR-i e ka kryer me sukses detyrën e vet, kanë vlerësuar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Philip Breedlove i cili po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë, sot ka takuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, në takime të mbyllura për medie.

Ndërkohë, gjatë konferencës për medie, të mbajtur në shtabin qendror të KFOR-it, në Prishtinë, gjenerali Breedlov ka theksuar se, me liderët më të lartë institucional t Kosovës ka biseduar lidhur me punën e madhe që pjesëtarët e KFOR-it po e bëjnë, për kontribuuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke mundësuar kështu zhvillimin dhe progresin e proceseve diplomatike.

“Sot KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë. Gjithsesi se ka shumë për t’u bërë por progresi është i dukshëm. Me përparimin e Kosovës e cila e ka marr vet fatin në duart e veta, NATO mbetet e përkushtuar që të jep kontributin e vet në ruajtjen e këtij stabiliteti, në këtë vend. Ne do të vazhdojmë prezencën tonë fleksibile dhe do të bëjmë ndryshime vetëm atëherë kur situata e sigurisë e lejon këtë. Kjo bazohet në kushtet në terren dhe proceset, ndërsa ne do të mbetemi si forca kredibile e aftë që të kryej misionin e vet, për aq sa është e nevojshme”, ka thënë gjenerali Breedlove.

Lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropë ka deklaruar se, NATO do të përcjellë këtë transformim por ka theksuar se kjo është një çështje politike të cilën duhet ta zgjidh Kosova.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Guglielmo Luigi Miglietta ka potencuar se KFOR-i, së bashku me faktorin vendor dhe ndërkombëtarë, do të vazhdojë përpjekjet për të eliminuar çfarë do burimi të mundshëm të konfliktit dhe rrezikimit të sigurisë në vend, duke kontribuar në normalizimin dhe stabilizimin e Kosovës dhe regjionit në përgjithësi.

Sipas tij, në përputhje me mandatin e vet, KFOR-i i kushton kujdes edhe çështjeve tjera lidhur me sigurinë dhe të cilat ndikojnë në punën e institucioneve kosovare.

“Unë dua t’i referohem ndryshimit të rrjedhës së migrimit të vazhdueshëm që po ndodh në Ballkan, numrit të luftarëve të ashtuquajtur ‘të huaj’ dhe prezencës së OJQ-ve me fuqi financiare të konsiderueshme. Sidoqoftë, ne jemi të lumtur të shohim se institucionet në Kosovë janë tërësisht të angazhuara dhe rezultatet e para janë evidente. Unë mund të jap shembull lidhur me ‘luftarët e huaj’ duke përmendur arritjet e shkëlqyeshme në këtë fushë, nga policia e Kosovës, në përputhje me përgjegjësit e tyre ligjore”, tha gjeneral majori Miglietta.

Duke iu referuar në veçanti policisë së Kosovës, komandanti i KFOR-it e ka lavdëruar këtë institucion për efikasitetin e treguar gjatë muajve të fundit, duke qenë i aftë për të kontrolluar çfarëdo demonstrate, me profesionalizëm të lartë.

“Për më tepër, unë dëshiroj të potencoj bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet të policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it. Shembull i këtji bashkëpunimi është ndalimi dhe arrestimi i vazhdueshëm i personave të armatosur në afërsi të Manastirit të Deçanit. Tashmë jemi në dijeni për detaje dhe faktin se hetimet po zhvillohen tutje”, ka thënë gjeneral majori Miglietta.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me kërkesën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviqit, që KFOR-i t’i sigurojë të gjitha objekte fetare ortodokse në Kosovës, ai është përgjigjur se KFOR-i me sukses po e ruan Manastirin e Deçanit dhe se Policia e Kosovës po e kryen në mënyrë të shkëlqyeshme punën e saj në sigurimin e objekteve të tjera ortodokse, në mbarë vendin.

Në përmbyllje, gjeneral majori Miglietta ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se është i gatshëm për ta kryer mandatin e vet, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, për kur janë paralajmëruar disa ngjarje, të cilat do të shënojnë një kalendar shumë të dendur.

Duke thënë këtë, komandanti i KFOR-it kishte parasysh, 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, për kur opozita ka paralajmëruar protestë mbarëpopullore kundër marrëveshjeve me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe me kërkesë për dorëheqjen e Qeverisë aktuale, pastaj zgjedhjet presidenciale të cilat opozita ka thënë se do t’i pengoj, si dhe funksionalizimi i Gjykatës Speciale për krime lufte, kur pritet edhe arrestimi i figurave udhëheqëse të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do të akuzohen me dyshim për vepra të paligjshme të kryera gjatë luftës në Kosovë

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *