Home / Kryesoret / Brenda 24 orëve nëntë aksidente

Brenda 24 orëve nëntë aksidente

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente trafiku.

Prej tyre, katër aksidente trafiku janë me pasojë materiale dhe tre janë me pasojë lëndime trupore, në të cilin lëndime trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik, gjashtë bashkëudhëtarë dhe një drejtues i motoçikletës.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë dy këmbësorë, ndërsa lëndime më të lehta edhe një drejtues i motoçikletës.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 30 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet, shtatë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vijat e bardha për këmbësorë, si dhe katër shoferë që nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të komunikacionit në udhëkryqe. Janë sanksionuar edhe 6 këmbësorë të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 63 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *