Home / Lajme / Botë / Bruksel, në Panairin e Çokollatës prezantohen mbi 20 lloje të ëmbëlsirave
BRUKSEL (AA) - Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ''Salon Du Chocohlat'' e cila njihet si Panairi i Çokollatës ka zgjuar interes të madh nga vizitorët. ( Dursun Aydemir - Anadolu Ajansı )

Bruksel, në Panairin e Çokollatës prezantohen mbi 20 lloje të ëmbëlsirave

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ”Salon Du Chocohlat” e cila njihet si Panairi i Çokollatës ka zgjuar interes të madh nga vizitorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin i cili këtë vit u organizua për herë të tretë në sallonin Expo në Bruksel, marrin pjesë rreth 30 prodhues të çokollatës nga të cilët shumica janë nga Belgjika.

Në panairin në të cilin promovohen më shumë se 20 lloje të ëmbëlsirave të veçanta të Belgjisë, janë shërbyer ëmbëlsira prej çokollate të përgatitura nga gjellbërësit e shkollave të artit të kuzhinës.

Gjithashtu në panair interes të madh kanë zgjuar edhe kukullat e veshura me rroba të bëra nga çokollata.

Në këtë panair ku do të bëhen shumë prezantime të ndryshme, duke filluar nga historia e çokollatës deri në zakonet e konsumit, për vizitorët do të mbyllet nesër.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *