Home / Lajme / Botë / Bruksel, protesta për rritjen e prodhimeve kineze në tregun evropian
BRUKSEL (AA) – Afër pesë mijë të punësuar në industrinë e metalit nga vendet e Bashkimit Evropian sot janë mbledhur në Bruksel që përmes marshit protestues të shprehin pakënaqësinë për shkak të “të pranisë gjithnjë e më të madhe në tregun evropian të prodhimeve të lira kineze”. ( Dursun Aydemir - Anadolu Ajansı )

Bruksel, protesta për rritjen e prodhimeve kineze në tregun evropian

Afër pesë mijë të punësuar në industrinë e metalit nga vendet e Bashkimit Evropian sot janë mbledhur në Bruksel që përmes marshit protestues të shprehin pakënaqësinë për shkak të “të pranisë gjithnjë e më të madhe në tregun evropian të prodhimeve të lira kineze”, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta filloi në sheshin BE në Bruksel, ndërsa e organizoi Unioni i Metalistëve Evropianë (EUROFER).

Demonstruesit me anë të marshit paqësor dhe nën masa të forta sigurie kaluan para selisë së Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian. “Duam punë dhe tregti transparente”, “Stop, depos kineze”, dhe “Mos i jepni Kinës statusin e ekonomisë së tregut”, janë disa nga mesazhet me pankarte të mëdha të cilat i mbanin demonstruesit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *