Home / Kryesoret / “Celula”, padi për 11-të të ndaluarit

“Celula”, padi për 11-të të ndaluarit

Prokuroria ka artikuluar më në fund padinë për të paraburgosurit e dyshuar të rastit “Celula”. Në një njoftim të gjykatës themelore, theksohet se Prokuroria për krim të organizuar ka dorëzuar padinë “për pjesëmarrje në ushtri të huaja, në polici, formacione paraushtarake e para-policore”, e ndëshkueshme kjo me një klauzolë të veçantë të Kodit Penal në Maqedoni. Padia është ngritur ndaj 11 të ndaluarve të deritanishëm, të cilëve iu është vazhduar sërish edhe me 30 ditë të tjera paraburgimi, ndërkohë që nga ana tjetër, aksioni policor me emrin “Celula” është ende aktiv, sikurse thonë nga Ministria e Brendshme. Arrestimet e deritanishme në Shkup, në Tetovë, Gostivar e Strugë, përfshijnë edhe një person, i konsideruar si një nga ideologët kryesorë të rekrutimit të personave nga Maqedonia për në luftërat në Siri dhe Irak. Aksioni u krye fillimisht në 6 gusht të vitit të kaluar me 9 të ndaluar, por në operacionet e shpeshta, në rrjetën e policisë ranë edhe 2 të tjerë. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja e shtetasve të Maqedonisë në operacione ushtarake jashtë vendit, dënohet me burg, të paktën 5 vjet. Dënime me burg parashikohen edhe për ata që nxisin apo rekrutojnë persona të tjerë për pjesëmarrje në aktivitete luftarake jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *