Home / Kryesoret / Çfarë tha sot Fatime Fetai, Prokurore në Prokurorinë Speciale publike

Çfarë tha sot Fatime Fetai, Prokurore në Prokurorinë Speciale publike

Fatime Fetai, Prokurore në Prokurorinë Speciale publike sot ka patur paraqitjen e saj të parë para gazetarëve. Ja se çfarë tha sot ajo në praninë e një numri të madh të gazetarëve.

“Në vitin 2012, të dyshuarit të cilët kanë qenë në cilësinë e ministrit të brendshëm, ministrit për transport dhe lidhje dhe sekretarit të qeverisë së RM-së, të gjithë anëtarë të komitetit ekzekutiv të partisë, së bashku me persona tjerë, tani për tani të panjohur, duke shfrytëzuar ndikimin e tyre real dhe pozitën zyrtare, ndërsa për shkak të qëndrimit të mëtutjeshëm të partisë në pushtet, edhe në nivel lokal edhe në nivel shtetëror në veçanti për shkak të privilegjeve të tyre të drejtpërdrejta nga praktikimi i pushtetit, kanë krijuar grup i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, për të cilët vepra penale mund të shqiptohet dënim me burg prej tre viteve ose dënim më i lartë. Grupit të njëjtë, pas krijimit të tij, i janë kyçur personat e tjerë të dyshuar, dëshmitarë dhe persona të panjohur deri më tani, për shkak të fitoreve në zgjedhje të partisë politike, kanë përgatitur plan që në mënyrë kundërligjore t’u mundësojnë më shumë personave të shfrytëzojnë të drejtën e votës, veprime të cilat sipas planit do të realizoheshin përmes personave zyrtarë, të punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme në RM, dhe persona që drejtpërdrejtë do të sjellin njerëz nga jashtë me realizim përmes sektorit për informatik dhe telekomunikacion në MPB, më pas përmes dhunës dhe veprimeve tjera kundër juridike gjatë fushatës zgjedhore dhe ditëve të zgjedhjeve, të ndikojnë lidhur me mënyrën se si të kryhet e drejta e votës dhe të pengojnë kryerjen e të drejtës për votë, në procesin zgjedhor personave me të drejtë vote, të ofrojnë, japin dhe premtojnë dhuratë ose ndonjë benefit tjetër me qëllim që ti përfitojnë se si ta kryejnë të drejtën e votës dhe të shfrytëzojnë mjete joligjore për financimin e fushatës, plan të cilin e kanë pranuar të dyshuarit tjerë, dëshmitarët dhe persona tjerë të panjohur deri më tani, ku në suazat e grupit edhe krijuesit edhe pjesëtarët kanë pasur rol konkret, role të cilat hollësisht janë përshkruar në urdhrin për zbatimin e procedurës hetimore”, tha Fatime Fetai, Prokurore në Prokurorinë Speciale publike.

Ajo më tej dha edhe dëshmitë për parregullsitë në zgjedhje.

“ Nga kjo del se bëhet fjalë për kriminalizim të plotë të procesit zgjedhor, me dhënie joligjore të letërnjoftimeve dhe vendosjen në Listën e zgjedhësve të personave që me asnjë bazë nuk guxojnë të figurojnë. Ndryshe, disa persona janë fotografuar në një qytet ndërsa letërnjoftimin e kanë marrë në qytet tjetër, gjegjësisht në komunën Qendër, kuptohet edhe në listën e zgjedhësve janë atje, edhe kanë votuar më pas janë përcaktuar 15 mijë numra të ri amë, këtu të mos krijohet huti, nuk bëhet fjalë për foshnja janë përgatitur 35 mijë letërnjoftime që nuk janë marrë nga aplikuesit, dhe askush nuk e di pse qëndrojnë në MPB, kemi edhe 60 mijë shtetas të rinj të Maqedonisë, ndërsa kur jemi te diaspora, dhe roli i përfaqësive konsulare, për të do të hapet lëndë e veçantë, siç do të thoshte zotëria i respektuar Pribe”, deklaroi Fatime Fetai, Prokurore në Prokurorinë Speciale publike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *