Home / Kryesoret / City me një hap në çerekfinale të LK

City me një hap në çerekfinale të LK

Manchester City ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke mposhtur Dynamo Kievin në Ukrainë me rezultat 3-1.

City e dominoi takimin nga fillimi.

Pas një korneri, ishte Yaya Toure ai që i ndihmoi Agueros të realizojë për 1-0 me një goditje të ulët por të fuqishme (15′).

Në fund të pjesës së parë David Silva shënoi golin e dytë për Cityn (40′), me asist të Sterling.

Me të filluar pjesa e dytë Buyalskyy ngushtoi, në një tentim të ukrainasve për të kthyer rezultatin (59′) për 2-1.

Dhe teksa po kërkohej barazimi nga vendasit, Yaya Toure u dha një goditje të fortë, duke shënuar golin e nokautit për 3-1 (90′).

Ndeshja kthyese zhvillohet në Ettihad Stadium dhe City ka një përparësi të madhe për këtë takim.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *