Home / Lajme / Botë / Çmimet Oscar, DiCaprio aktori më i mirë, filmi “Mad Max” 6 çmime
LOS ANGELES (AA) – Filmi i parë shqiptar që ka arritur të nominohet për Oscar, “Shok”, një bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë, nuk arriti të fitojë çmimin prestigjioz, ndërkohë që aktori Leonardo DiCaprio, pas pesë nominimeve ka arritur të marrë çmimin Oscar për aktorin më të mirë, për rolin e tij në filmin "Revenant". ( AMPAS - Anadolu Ajansı )

Çmimet Oscar, DiCaprio aktori më i mirë, filmi “Mad Max” 6 çmime

Filmi i parë shqiptar që ka arritur të nominohet për Oscar, “Shok”, një bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë, nuk arriti të fitojë çmimin prestigjioz, ndërkohë që aktori Leonardo DiCaprio, pas pesë nominimeve ka arritur të marrë çmimin Oscar për aktorin më të mirë, për rolin e tij në filmin “Revenant”, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjisori i filmit “Revenant”, Alejandro Inarritu, morri çmimin për regji më të mirë duke hyrë kështu në mesin e regjisorëve të rrallë të cilët dy herë radhazi kurorëzohem me këtë çmim prestigjioz.

Më shumë çmime Oscar i takuan filmit “Mad Max” i cili fitoi në gjashtë kategori: montazh, skenografi, mix i zërit, dizajn i zërit, skenografi, etj, por pavarësisht kësaj fitues i mbrëmjes llogaritet filmi “Revenant” i cili ka triumfuar në kategoritë: Regji, aktor dhe fotografi më të mirë.

Në fund të mbrëmjes, u nda çmimi për filmin më të mirë i cili i takoi prodhimit “Spotlight”.

Aktorja më e mirë u shpall Brie për rolin e saj në filmin “Room”, ndërsa aktorja më e mirë për rolin dytësor u shpall danezja Alicia Vikander për rolin e saj në filmin “The Danish Girl”.

Oscar-in për rolin më të mirë dytësor për meshkuj e fitoi aktori britanik Mark Rylance për rolin e tij në filmin “Bridge of Spies”. Çmimi për filmin më të mirë të animuar i takoi “Inside Out”, ndërsa “Bear story” u shpall filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtër.

Oscar-i për filmin dokumentar i takoi filmit biografik për këngëtaren Amy Winehouse, “Amy”, ndërsa në kategorinë të dokumentarit të metrazhit të shkurtër është shpërblyer “The Girl on the River: The Price of Forgivness”.

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër u shpall “Stutterer” i regjisorit Benjamin Cleary, duke mposhtur “Shok-un” shqiptar, megjithatë, vet nominimi mund të llogaritet sukses.

DiCaprio të cilit çmimi Oscar i kishte ikur nga dora pesë herë, falënderoi ekipin e plotë realizues të filmit “Revenant”, ndërkohë që nuk humbi rastin të flasë për ndryshimet klimatike, pasi njihet si një aktivist i përkushtuar.

“Viti i kaluar ishte më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë. Ndryshimet klimatike janë realitet. Kjo po ndodhë pikërisht tani. U bëj thirrje të veprojmë që të gjithë, për fëmijët tanë, për të gjithë ata, zëri i të cilëve nuk dëgjohet” tha DiCaprio.

Ndarja e 88-të e çmimeve Oscar u mbajt në Los Angeles

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *