Home / Kuriozitete / Danimarkë, hapet supermarketi i parë me produkte që askush nuk do t’i donte

Danimarkë, hapet supermarketi i parë me produkte që askush nuk do t’i donte

Një supermarket i ri që u hap këtë javë në Kopenhagë, Danimarkë, shet produkte që dyqanet e tjera nuk do t’i mbanin.

Ky supermarket, i quajtur “WeFood” në raftet e tij ka vetëm produkte të cilat janë pranë datës së skadencës, ose produkte të cilat mund të jenë të dëmtuara, të cilat nuk mund të shiten në dyqanet apo supermarketet e zakonshme.

Për blerësit, kjo është parë si diçka pozitive, pasi ushqimet nuk do të hidhen dhe e shohin si kursim të parave të tyre në të njëjtën kohë.

Çmimet në “WeFood” janë deri në 50 për qind më të ulëta se në dyqanet e tjera në Kopenhagë.

Ata që “fshihen” pas këtij projekti, duan të ndërgjegjësojnë shtetin lidhur me dy çështje që janë shqetësuese për vendin: mjedisin dhe ata të cilët kanë të ardhura të pakta dhe nuk kanë mundësi të blejnë me çmimet që ekzistojnë në dyqanet e tjera.
Autoritetet daneze nga ana tjetër e kanë mirëpritur këtë nismë dhe kanë vendosur për të reduktuar sasinë e ushqimit të tepërt që hidhet çdo vit, dhe vendi në tërësi ka arritur të reduktojë një shifër me 25 për qind gjatë pesë viteve të fundit.

Megjithatë, statistikat tregojnë se 700.000 ton ushqim janë hedhur çdo vit në Danimarkë.

Një situatë e përshkruar si “qesharake” nga Ministrja daneze e ushqimit , Eva Kjer Hansen.

“WeFood është supermarketi i parë i këtij lloji në Danimarkë dhe jo vetëm që ka për qëllim të ndihmojë blerësit me të ardhura të ulëta, por edhe të gjithë ata që janë të shqetësuar për sasinë e mbeturinave të ushqimit të prodhuara në këtë vend,” – tha njëri nga iniciatorët e këtij projekti

“Shumë njerëz e shohin këtë si një mënyrë pozitive dhe politikisht korrekte për sa i përket çështjes”- shtoi ai.
danimarke-2

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *