Home / Kryesoret / Delegacion i BDI-së vizitoi Shtabin Komunal në Nerez

Delegacion i BDI-së vizitoi Shtabin Komunal në Nerez

Një delegacion i BDI-së i përbërë nga shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, nënkryetarja Teuta Arifi, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani, zëvendësministri i transportit Nimetulla Alimi dhe funksionarë tjerë, vizituan Shtabin Komunal Karposh në Nerez të Shkupit.

Shefi I shtabit qendror Bekim Neziri tha se të gjitha shtabet komunale janë hapur dhe të gjithë anëtarët e aktivistët e BDI-së punojnë për zgjedhjet e ardhshme. Prezenca juaj këtu, shtoi ai, tregon BDI në Nerez funksionon dhe ka strukturë që edhe në zgjedhjet e ardhshme ta përsërisë fitoren e madhe.
Neziri tha se Maqedonia gjendet në krizë politike dhe kjo krizë duhet të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe këto zgjedhje janë të rëndësishme për shqiptarët sepse me cdo kusht dëshirohet përçarja e votës shqiptare.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme për shqiptarët sepse të gjithë bëjnë një luftë kundër BDI-së që të dobësojnë BDI dhe të dobësojnë faktorin shqiptarë. Ne fushatën e kemi filluar dhe deri më tani i kemi vizituar shumë shtabe dhe BDI ka një përkrahje të madhe dhe një strukturë të shëndoshë.

BDI realizon program zgjedhor që parasheh projekte kombëtare”, tha Neziri.AI përmendi edhe të arriturat që janë bërë gjatë këtyre viteve, si përfaqësimi i drejt dhe adekuat, përdorimi I gjuhës, flamurit kombëtarë, zyrtarizimi I UT-së dhe hapja e universitetit të Shkupit dhe shumë projekte tjera.

Nënkryetarja e BD-së dhe koordinatore në zonën e parë zgjedhore Teuta Arifi tha se BDI është parti e cila realizon projekte kombëtare. “Jam e nderuar që jam koordinatore në zonën e parë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku bashkërisht me ju do të shënojmë edhe një fitore të madhe të BDI-së.Ndryshimet që janë bërë, janë ndryshime revolucionare dhe këtë mund ta bëjë një subjekt që ka vizion dhe çdoherë është me popullin dhe popullin e ka partnerë.
Përkrahja për BDI-në nënkupton Përkrahje për hapjen e universiteteve, shkollave, përfaqësimit të drejtë dhe në realizimin e projekteve, kërkojmë mbështetjen që të vazhdojmë me projekte tjera”, tha Arifi.

Para të pranishmëve foli edhe ministri Lirim Shabani dhe zëvendësministri i Transportit, Nimetulla Alimi..

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *