Home / Kryesoret / Delegacioni nga Këshilli i Evropës vizituan Komunën e Tetovës

Delegacioni nga Këshilli i Evropës vizituan Komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës, ishte sot nikoqire e përfaqësuesve nga Komisioni për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës, të përbërë nga Lise Christoferssen, Valeriu Ghiletchi dhe  Sylvie Affholder.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, vlersoi lartë faktin që përfaqësuesit e Komisionit të lartëpërmendur ndanë pjesë nga agjanda e tyre disa ditore në Maqedoni, për tu takuar edhe me përfaqëses të pushtetit lokal, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një pasqyrë reale mbi ecurinë e vendit.

 

Për më tepër, temë e diskutimit të përbashkët ishin edhe aspektet nga fusha e decentralizimit, duke nënvizuar implementimin e tij në praktikë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen autoritetet lokale  në përditshmëri.

Një pasqyëre e shkurtër dhe gjithëpërfshirëse u dha edhe mbi aktivitetet e komunës, projektet në ecuri dhe planet për të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *