Home / Kryesoret / DiCaprio favorit si aktor më i mirë për çmimin BAFTA
LONDËR (AA) – Aktori amerikan Leonardo DiCaprio (41) mund të fitojë titullin e aktorit më të mirë të Akademisë Britanike të Artit të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) për rolin në filmin “The Revenant”. ( Daniel Cardenas - Anadolu Ajansı )

DiCaprio favorit si aktor më i mirë për çmimin BAFTA

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio (41) mund të fitojë titullin e aktorit më të mirë të Akademisë Britanike të Artit të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) për rolin në filmin “The Revenant”, raporton Anadolu Agency (AA).

DiCaproi vlen si favorit në bastore para ndarjes së sotme të BAFTA-s në Londër. Përveç tij, si aktor më i mirë, janë nominuar Bryan Cranston për “Trumbo”, Eddie Redmayne për filmin “The Danish Girl”, Matt Damon për “The Martian” i Michael Fassbender për rolin në dramën “Steve Jobs”. “The Revenent” është nominuar edhe në konkurrencë të regjisë (Alejandro Gonzalez Inarritu).

Në fillim të vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globi i Artë 2016” në Los Angelos filmi “The Revenent” mori titullin e filmit më të mirë ku mori çmimin e trefishtë edhe atë për dramë më të mirë, regjisor më të mirë dhe aktor më të mirë.

DiCaprio me rolin në filmin e tij të fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe kritikës botërore të cilët shumica mendojnë se e meriton çmimin Oscar si aktori më i mirë.

Gjithashtu lexo

Humb jetën aktori i mirënjohur

Kuzey Vargin, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *