Home / Kryesoret / Die Welt: Shkupi si Disneylandi, vendi i zhvatur nga korrupsioni dhe shpërngulja masive

Die Welt: Shkupi si Disneylandi, vendi i zhvatur nga korrupsioni dhe shpërngulja masive

Thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare kanë dërguar korrespondentët e saj në Maqedoni, pasi tema e refugjatëve është aktualizuar ndjeshëm dhe Maqedonia pritet të marrë rolin e saj mbrojtës ndaj zonës Shengen, pas dështimit të Greqisë në brigjet lindore turke. Por a mund ta luajë këtë rol, Maqedonia që ndodhet në krizë të thellë politike dhe me korrupsion masiv, pyet gazeta gjermane Die Welt.

Në kufirin Maqedoni-Greqi krahas problemeve të shumta me refugjatët u shfaq edhe protesta e taksistëve, që bllokuan disa orë hekurudhën me pretekstin se qeveria i ka ndaluar të transpotojnë refugjatët. Një refugjat paguan 25 euro për të udhëtuar nga Gjevgjelia në Tabanovcë, ndërsa një qytetar nga Maqedonia paguan vetëm 5 euro.

“Ata duan të shmangin vendosjen në shatorë dhe duan sa më shpejt të jetë e mundur të vazhdojnë drejt veriut,” thotë Muhamed Arifi, që punon për organizatën e OKB-së për refugjatët, UNHCR. Refugjatët tani e dinë se Austria, Suedia dhe Gjermania këtë vit do pranojnë vetëm një numër të vogël të tyre dhe kërkojnë që të arrijnë përpara plotësimit të këtyre normave.

Maqedonia në anën tjetër është e gatshme të pranojë ndihma nga vendet europiane dhe t’u jap kërkesën e njohjes së azilit vetëm aq refugjatëve, që do pranohen nga shtetet perëndomore. Këtë e konfirmoi edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovski, për Die Welt am Sonntag.

Shkupi si Disneyland

Megjithatë Maqedonia ka probleme tjera të brendshme. Vendi kandidat për në BE, lufton prej kohësh për gjetjen e krizës së brendshme, të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe pastrimin e listës zgjedhore.

“Në listën zgjedhore janë persona që nuk ekzistojnë fare,” thotë komentatori politik, Arsim Zekolli. “Me këto kushte prej tani dihet qartazi fituesi. Pushteti i ri do jetë nga të vjetërit.”

Nën presionin e video-incizimeve Nikola Gruevski dha dorëheqje nga posti i tij në mes të janarit. Ai akuzohet për korrupsion masiv gjatë projektit Shkupi 2014, që e ktheu qendrën e kryeqytetit si një art të Disneylandit, përcjell Bota sot. Aty afër janë ndërtuar edhe Shtëpia e Bardhë, por shtyllat janë të ndërtuara nga styropori.

Sasho Ordanoski, analisti politik në Maqedoni mendon se është e pamundur të punohet me këtë qeveri autoritare për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, ndërsa i qartë ishte edhe ministri europian, Michael Roth, duke thënë: “Qeveria duhet të garantojë zgjedhjet demokratike dhe të drejta. Është koha që qeveria ti respektojë marrëveshjet e nënshkruara.” Në Maqedoni rreth 80 përqind e banorëve janë pro euro-integrimeve, por qeveria shpesh flirton me Rusinë me ndjenjën e shumicës së popullatës sllave.

Në vitet e fundit nga Maqedonia janë larguar 400.000 banorë, por këtë nuk e konstanton askush, pasi regjistrimi i popullatës nuk është kryer nga vitit 2001. Ekonomia ka stagnuar, ndërsa borxhi publik ka arritur në 60 përqind, të gjitha këto nuk përmendet pasi të gjitha kanelet e rëndësishme televizive janë megafonë të klikës qeveritare.

Shpresën nga Maqedonia e ka humbur edhe Blazhen Malcevski, student i shkencave politike, që përgatitet të largohet nga vendi, shkruan në fund prestigjiozja gjermane, Die Welt. Ai përgatitet të shkojë semestrin tjetër në Potsdam, jugperëndim të Berlinit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *