Home / Kryesoret / Digjet shtëpia e familjes Sulejmani në Tetovë

Digjet shtëpia e familjes Sulejmani në Tetovë

Digjet tërësisht shtëpia pronë e Enver Sulejmanit, ish zëvendëskryetarit të FFM-së nga Tetova që ndodhet në rrugën e “Leninit”. Zjarri ka shpërthyer në mesditë rreth orës 11 e 30 minuta, shkaqe të panjohura, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri ka shpërthyer në oxhakun e kësaj shtëpie.Tv Koha ka arritur në vendngjarje mënjëherë duke ju sjell pamje edhe gjatë intervenimit të zjarrfikësve.

Me këtë rast është djegur tërësisht kulmi dhe nënkulmi I shtëpisë, kurse nuk ka të lënduar edhe pse familjarët kanë qenë në shtëpi në kohën kur ka shpërthyer zjarri.Djali I pronarit të shtëpisë Besir Sulejmani poashtu është edhe I puënsuar në njësinë e zjarrfikësve të Tetovës tha se, Sipas dyshimeve të para zjarri ka shpërthyer nga oxhaku, kemi arritur në kohë, edhe unë jam pjesë e zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është përhapur shpejtë në kulm dhe nënkulm, por e kemi lokalizuar, fatnmirësisht nuk ka të lënduar, njofton Tv Koha.

Në ndërkohë, njësia e zjarrfikësve ka arritur në kohë që të intervenojnë, të lokalizojë dhe shuaj tërësisht zjarrin për një kohë të shkurtër.

Kohëve të fundit në Tetovë janë shpeshtuar zjarret nëpër shtëpitë e banimit në qytet, ku pjesa dërmuese kanë ndodhur si pasojë e instalacionit të rrymës elektrike dhe mospastrimit të oxhaqeve.(TV Koha)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *