Home / Lajme / Maqedoni / Disciplinohet Ermira Mehmeti, rreshtohet krah për krah me Ali Ahmetin

Disciplinohet Ermira Mehmeti, rreshtohet krah për krah me Ali Ahmetin

Shkup, 24 shkurt – 19 deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim u rradhitën pas liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti, të cilët mbrëm në Parlamentin e Maqedonisë votuan për shtyerjen e shpërbërjes së Parlamentit dhe ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Një fotografi të cilën e ka siguruar Zhurnal, shihet qartë unifikimi i partisë më të madhe shqiptare në pushtet të kryesuar nga Ali Ahmeti. Kryetari Ahmeti I ulur në bankën e Parlamentit, është I shoqëruar nga deputetët e partisë së tij, përfshirë këtu edhe deputeten Ermira Mehmeti, e cila në këtë fotografi po e shoqëron në krahun e djathtë.

Deputetja Mehmeti një kohë të gjatë ka qenë në qendër të opinionit publik me kërkesat e saja për reforma në BDI, duke kërkuar rifreskim të funksionarëve të lartë qeveritarë dhe angazhimin e politikanëve të rinjë në poste udhëheqëse.

Deputetja Mehmeti një kohë u kërcënua se do ta braktisë partinë e Ahmetit, madje disa javë më parë përmes një postimi publik bëri të ditur se do ti ndërpres të gjitha aktivitetet politike në BDI. Mirëpo pas gjithë kësaj situate, Mehmeti mbrëm u paraqit në Parlament dhe u rreshtua në mënyrën më të besueshme ndaj Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *