Home / Lajme / Maqedoni / Dje janë regjistruar 4 aksidente, një i lënduar dhe 34 vozitës të sanksionuar

Dje janë regjistruar 4 aksidente, një i lënduar dhe 34 vozitës të sanksionuar

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit nga ana e policisë së trafikut janë regjistruar katër aksidente, nga të cilat tre janë me pasoja dëme materiale dhe një është me pasojë lëndim trupor në të cilën me lëndime më të lehta ka kaluar një vozitës i automjetit të udhëtimit.

Policia dje ka hetuar dhe sanksionuar 34 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë në lëvizje. Katërmbëdhjetë vozitës nuk i kanë respektuar rregullat për të drejtën e kalimit të automjetit në udhëkryq, katër vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë larguar nga trafiku. Gjashtë vozitës nuk i kanë respektuar rregullat e shenjave ndriçuese në udhëkryq, gjegjësisht nuk iu kanë dhënë të drejtë të kalojnë këmbësorët në kalimin e nënvizuar për këmbësorë, si dhe 23 vozitës gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur telefonin.

Sektori për preventivë pranë Njësisë për siguri në trafikun rrugor do të mbajë mësim për trafikun me fillim në orën 19 në hapësirat e Stacionit Policor nga juridiksioni i përgjithshëm Gazi Babë, ku do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në trafik të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e vozitësit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *