Home / Kryesoret / Dogana e Maqedonisë ngre shtatë padi penale në janar

Dogana e Maqedonisë ngre shtatë padi penale në janar

Drejtoria Doganore muajin e kaluar shtroi shtatë padi penale kundër tre personave juridik dhe 11 personave fizik për shkak të parregullsive të konstatuara.

Paditë ishin për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “fshehjen e tatimit”, “shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimit të pautorizuar të një kompanie të huaj”, “përpunimin e paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie shpërthyese” dhe “kontrabandim”, kumtoi sot Drejtoria Doganore e Maqedonisë.

Kundër një personi juridik dhe katër personave fizik, nga ana tjetër janë shtruar dy padi për shkak të dyshimit për vepër penale “shkeljen e së drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimit të pautorizuar të një kompanie të huaj”, gjegjësisht kanë importuar produkte të cilat janë lëndë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, me qëllim që të mashtrojnë blerës.Dy padi penale janë shtruar kundër dy personave fizik për veprën e kryer penale përpunimin e paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie shpërthyese, ndërsa një padi kundër një shtetasi të Maqedonisë për përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme me vlerë të përgjithshme prej rreth 244 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *