Home / Lajme / Botë / Donald Trump: Do t’iu them kush i rrëzoi realisht Kullat Binjake!

Donald Trump: Do t’iu them kush i rrëzoi realisht Kullat Binjake!

Donald Trump ka premtuar se do të tregojë kush i rrëzoi Kullat Binjake në 11 shtatorin famëkeq.

“Më votoni për president dhe do t’iu them se kush i rrëzoi Kullat Binjake”, ka deklaruar Trump mbrëmë.

Ai tha se do bëjë publike gjithë sekretet për sulmin e 11 shtatorit.

“Goditëm Irakun, por nuk ishin ata që sulmuan Kullat Binjake. Do ta zbuloni kush ishin sapo unë të vë këmbë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump.

Ai shtoi se “ka dokumente sekretë që mund të vërtetojnë kush i rrëzoi”.

Sipas Trump, familja mbretërore saudite ka gisht në financimin e atyre që rrëzuan Kullat Binjake.

Pak javë më parë Hillary Clinton premtoi se nëse zgjidhet presidente do të zbulojë të vërtetën për UFO-t, përcjell Tema.

Ndaj deklarata e Trump duket si një përgjigje ndaj rivales së tij.

Megjithatë koha do të tregojë se nëse një nga të dy do të zgjidhet, do të zbardhë apo jo misteret e shumëpritura.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *