Home / Lajme / Rajon / Dy milionë litra karburant kontrabandë hynë në Shqipëri

Dy milionë litra karburant kontrabandë hynë në Shqipëri

Afro dy milionë litra karburant kontrabandë, kryesisht naftë, hynë në Shqipëri me anë të anijeve të peshkatarëve, gjatë dy muajve të vitit që shkoi.

Fakti është evidentuar nga kompania britanike në ikje, Crown Agents, e cila suportoi autoritetet doganore shqiptare gjatë dy viteve të fundit.

Britanikja Crown Agents kreu një kontroll të aktiviteteve të disa peshkarexhave shqiptare dhe zbuloi se anijet ishin përdorur për sasi të mëdha të karburantit pa akcizë nga portet e Greqisë, Italisë dhe Malit të Zi.

Statistikat treguan se mes datës 1 janar dhe 12 mars të vitit 2015, në Shqipëri hynë afro dy milion litër karburant kontrabandë.

Çmimi i këtij karburanti ishte shumë më i ulët se çmimi me të cilin shitet nga burime të ligjshme, thuhet në raportin që zbardh noa.al.

Kjo sasi e madhe karburanti ishte futur kontrabandë për t’u shitur në mënyrë të paligjshme dhe për të shmangur taksat, evidenton në raportin e saj konfidencial Crown Agents, duke i rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që të forcojë kontrollin mbi karburantet e importuara.

Një udhëzim i lëshuar korrikun e kaluar, detyroi pronarë të anijeve të peshkimit të regjistroheshin si tatimpagues, që të bënin deklarata tatimore dhe të paguanin TVSH mbi karburantin kontrabandë.

Sipas rregullave të reja, karburanti i transportuar nga anijet e peshkimit duhet të markohet në mënyrë që të lehtësohen inspektimet për kontrabandë.

Megjithë këto masa, kontrabanda e karburantit ende vazhdon.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *