Home / Kryesoret / Dymbëdhjetë vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Dymbëdhjetë vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Në Maqedoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë sot do të shënohen 12 vite nga vdekja e ish presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimle në afërsi të Mostarit.

Në Shkup, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin disa delegacione dhe qytetarë.

Përvjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski do të shënohet edhe para platosë së Qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup”.

Lule do të vendosen edhe në pllakën përkujtimore në Rotimlje në Bosnjë e Hercegovinë.

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.

Për fatkeqësinë e cila ndodhi në atarin e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së “kingerit”, për atë nëse ka ndodhur fatkeqësi aeroplani apo ka qenë “terrorizëm”, prej atëhgerë e deri më tnai janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kupiq, e në të cilët morën pjesë edhe ekspertë nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *