Home / Kryesoret / Eco Guerila: Mbyllja e Jugohromit ka ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes
Organizata Joqeveritare “Eco Guerila” e përkrahur nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija” me anë të një konference për mediat kanë njoftuar për analizat e matjeve të fundit të ajrit, të cilat flasin për ulje të konsiderueshme të ndotjes për periudhën janar 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Foto: Elmedina Abdullai nga organizata “Nëna dhe Fëmija” (L), Kreu i Eco Guerila-s, Arianit Xhaferi (R) ( Vedat Abdul - Anadolu Ajansı )

Eco Guerila: Mbyllja e Jugohromit ka ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes

Organizata Joqeveritare “Eco Guerila” e përkrahur nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija” me anë të një konference për mediat kanë njoftuar për analizat e matjeve të fundit të ajrit, të cilat flasin për ulje të konsiderueshme të ndotjes për periudhën janar 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Niveli i ndotjes së ajrit në rajonin e Pollogut ka rënë dukshëm që nga mbyllja e fabrikës së Jugohromit. Që ndërprerja e punës së këtij kombinati në 31 dhjetor niveli i ndotjes është ulur për 40 për qind, krahasuar me periudhën kur fabrika ka qenë aktive. Mbyllja ka ndikuar edhe në qytetin e Shkupit, i cili në këtë periudhë ka pasur rënie prej 7 për qind të nivelit të ndotjes. Të dhënat u publikuan nga organizata “Eco Guerilla” pas studimit të kryer në muajin janar.

“Në Tetovë janari i vitit 2016 rezulton të jetë për afër 40% më i pastër nga janari i vitit 2015. Të njëjtën analizë kemi bërë edhe për Komunën qendër ku rezulton që janari i vitit 2016 të jetë më i pastër për vetëm 7% nga janari i vitit 2015. Këto tregojnë se ajri i Tetovës pa Jugohromin është më i pastër por kjo nuk do të thotë se duhet të bëhemi rehat dhe ta lëmë me kaq”, deklaroi Arjanit Xhaferi, Eco Guerilla.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *