Home / Lajme / Botë / Edhe nga shkolla ku ishin strehuar nuk mundën t’iu ikin bombardimeve ruse
KILIS (AA) - IZZET MAZI - Nexhva Abid, nëna siriane e cila iku nga Halepi për shkak të bombardimeve ruse dhe atyre të organizatës terroriste PYD u strehua në një shkollë në Azez duke menduar se ajo ishte e sigurtë, por tashmë jeton me brengën e humbjes së dy fëmijëve të saj në këtë vend. Nëna siriane e ardhur në Kilis të Turqisë mundohet të jetojë me dy djemtë e saj të mbijetuar nga sulmet ( İzzet Mazi - Anadolu Ajansı )

Edhe nga shkolla ku ishin strehuar nuk mundën t’iu ikin bombardimeve ruse

Nexhva Abid, nëna siriane e cila iku nga Halepi për shkak të bombardimeve ruse dhe atyre të organizatës terroriste PYD u strehua në një shkollë në Azez duke menduar se ajo ishte e sigurtë, por tashmë jeton me brengën e humbjes së dy fëmijëve të saj në këtë vend. Nëna siriane e ardhur në Kilis të Turqisë mundohet të jetojë me dy djemtë e saj të mbijetuar nga sulmet, raporton Anadolu Agency (AA).

Abid e cila jetonte në fshatin Keferahan të Halepit la shtëpinë e saj për shkak të sulmeve të forcave ruse dhe atyre të organizatës terroriste PYD para 10 ditëve. Duke kaluar përmes një rruge të vështirë dhe të rrezikshme ajo mundi të vinte deri në Azez. Duke menduar se mund të jetë më ”e sigurtë” ajo u strehua në një shkollë në këtë qytet.

Vendi i cili ishte sipas nënës siriane i sigurtë dhe ”i pa bombardueshëm” ishte një nga shënjestrat e para të ushtrisë ruse. Në bombardimet e forcave ajrore ruse ndaj kësaj shkolle dy fëmijët e saj humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Nëna e pashpresë u dërgua drejt Turqisë me dy fëmijët e saj të plagosur. Dy djemtë e saj Mahiri 5 vjeçar dhe Jusufi 9 vjeçar presin me padurim ditën kur do të dalin nga spitali shtetëror i Kilisit si të shëruar.

Në një deklaratë për gazetarin e AA Nexhva Abid thotë se Rusia e ka shkatërruar plotësisht fshatin ku ajo banonte. Duke thënë se ka udhëtuar drejt kufirit të Turqisë për të shpëtuar fëmijët e saj Abid shprehet se: ”Erdhëm deri në Azez nën bombardime. Aty u strehuam bashkë me 4 fëmijët e mi në një shkollë duke menduar se është më e sigurtë. Bombat e lëshuara nga avionët erdhën mbi ne pa u reshtur. Vajza dhe një djali im humbi jetën në oborrin e shkollës. Bashkë me dy fëmijët e plagosur erdhëm në Kilis. Njëri prej fëmijëve u operua këtu. Shpresoj të shërohen”.

Duke treguar se bashkëshortin e ka humbur para 4 vitesh Abid thotë se gjëja e vetme që e mban në jetë janë këta dy fëmijë të cilët kanë mundur të mbijetojnë.

Ndërsa Mustafa Tushat një doktor në Spitalin e Kilist thotë se Mahir Abid është duke u përmirësuar, ndërsa tjetri ende është në rrezik për jetën.

Duke nënvizuar se në spitalin ku ai shërben kanë ardhur 10 fëmijë të plagosur Tushat thotë se: ”Gjendja e fëmijëve të sjellë në spitalin tonë ishte shumë e keqe. 4 prej tyre u operuan, ndërsa 4 të tjerë u morën nën mbikëqyrje intensive. 2 prej të ardhurve nuk arritëm dot t’i shpëtonim”.

Tushat në fjalën e tij theksoi gjithashtu se shumë prej fëmijëve kanë marrë plagë në trup nga copat e predhave dhe raketave.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *