Home / Kryesoret / Edhe studentët e Universitetit të Tetovës me konvikt

Edhe studentët e Universitetit të Tetovës me konvikt

Ministria e arsimit dhe shkencës ka hapur tender për ndërtimin e Konviktit të studentëve të UT-së në Tetovë. Konvikti do të ndërtohet në kampusin universitar në Tetovë dhe do të jetë me kapcitet prej 350 shtretër me mundësi zgjerimi edhe për 150 shtretër plotësuese.

Objekti do të jetë në podrum, përdhesë dhe 5 kate, i pajisur me kuzhinë, restorant, hapësirë për leximore, me dhoma me nga dy shtretër, internet dhe televizor në cdo dhomë dhe pjesë tjera të nevojshme për studentët.

Me ndëtimin e këtij objekti do të plotësohet nevoja për vendosjen dhe banimin e studentëve të UT, që deri më tani ka munguar dhe kryesisht kanë qenë të vendosur në për banesa private.

MASH parasheh edhe themelimin e subjektit juridik që do të menaxhojë me konviktin në Tetovë.

Ndërtimi I konviktit në Tetovë u paralajmërua ditën kur Qeveria e miratoi ligjin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe themelimin e dy fakulteteve të reja në kuadër të Universitetit të Tetovës (Fakultetiti Pedagogjik dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe bioteknologjisë).

Nga MASH njoftojnë se ky konvikt do të jetë ndër më të mirët në vend dhe se do të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për standart studentor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *