Home / Kryesoret / Ekskluzive: Thaçi votohet të premten për President, në ora 11

Ekskluzive: Thaçi votohet të premten për President, në ora 11

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet Hashim Thaçi për President pritet të mbahet të premten në ora 11:00, bëjnë të ditura burime të Click Channel.

Zgjedhja e Thaçit në krye të shtetit po kundërshtohet nga opozita, e cila ka ngritur tenda me protestues para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit, të cilat sipas liderëve opozitarë do të qëndrojnë aty derisa Qeveria të jap dorëheqje.

Ndërsa, dje dhjetëra anëtarë të LDK-së u kanë bërë apel deputetëve të kësaj partie të mos e votojnë Thaçin për President, pasi që sipas tyre, ai nuk përfaqëson unitetin në popull.

Sipas Kushtetutës Presidenti i ri i vendit duhet të zgjedhet deri më 7 mars./Click Channel/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *