Home / Lajme / Botë / Erdogan: Turqia është zëri i ndërgjegjes globale
ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nuk do të lejojnë që në kufirin e Turqisë të formohet një kandil i ri (mali Kandil). "Ndjeshmëria jonë në Siri është e njëjtë me pikëpamjen që ndjekim në luftën brenda kufijve tanë. Ne nuk do të lejojmë kurrë që në kufirin tonë jugorë të formohet një Kandil i ri", ka thënë Erdogan në një takim me krerët e administratës civile në rezidencën presidenciale. ( Murat Çetinmühürdar/Presidencija - Anadolu Ajansı )

Erdogan: Turqia është zëri i ndërgjegjes globale

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nuk do të lejojnë që në kufirin e Turqisë të formohet një kandil i ri (mali Kandil).

“Ndjeshmëria jonë në Siri është e njëjtë me pikëpamjen që ndjekim në luftën brenda kufijve tanë. Ne nuk do të lejojmë kurrë që në kufirin tonë jugorë të formohet një Kandil i ri”, ka thënë Erdogan në një takim me krerët e administratës civile në rezidencën presidenciale.

Ai tha se Turqia është zëri i ndërgjegjes globale. “Turqia ka qenë zëri i ndërgjegjës globale të këtij procesi ku kanë rënë maskat dhe ku ndahen ata që mbrojnë të shtypurit dhe shtypësit. Turqia pavarësisht të gjitha operacioneve perceptuese ajo i ka dhënë të gjithë botës një mësim të njerëzimit duke u kujdesur për vëllezërit tanë sirianë pa dallim të prejardhjes etnike, sektare, fetare dhe gjuhësore”, tha presidenti turk.

– “Ne nuk do të lejojmë që në kufirin tonë jugorë të formohet një Kandil i ri”

Duke iu referuar malit Kandil i cili përdoret si bazë nga forcat e PKK-së, Erdogan ka vënë në dukje se nuk do të lejojnë formimin e një Kandili të ri në kufijtë jugorë të vendit.

“Ne nuk kemi luksin të ndjekim nga larg ashtu si vendet e tjera politikën që ndjek krahu i organizatës terroriste seperatiste në Siri. Ndjeshmëria jonë në Siri është e njëjtë me pikëpamjen që ndjekim në luftën brenda kufijve tanë në pikëpamjen e integritetit territorial dhe të atë unitetit kombëtarë. Ne nuk do të lejojmë që në kufirin tonë jugor të formohet një Kandil i ri. Nuk do të lejojmë kurrë që organizata terroriste PYD të vendosë në zbatim si fakt të kryer hapat provokativ të hedhura në veri të Halepit. Gjithashtu nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj situatave ‘u kry, mbaroi‘”, theksoi Erdogan.

– “Ne nga ekzistenca jonë nuk mund të heqim dorë por ata mund të ndryshojnë preferencën”

Erdogan rikujtoi se SHBA-të nuk thanë “po” për një zonë të ndalim -fluturimit. “Vëreni se atje avionët rusë luftarakë po fluturojnë si në shëtitje ndërkohë atje mijëra njerëz të pafajshëm po vriten. Ku mbeti që ne jemi forcat e koalicionit? Ku mbeti se si forca të koalicionit do të bashkëvepronim? Tani dalin e i thonë Turqisë ‘ndalni sulmet me artileri ndaj PYD-së, YPG-së‘. Mos t’iu mbetet hatri por ne nuk kemi një mendim të tillë. Kush do që qëllon mbi Turqinë me një predhë mortaje apo qoftë edhe një plumb, do të marrë përgjigjen shumëfish të kësaj. Për ne kjo është një çështje ekzistence, kurse për ata vetëm një taktikë, madje një preferencë operacionale. Ne nga ekzistenca jonë nuk mund të heqim dorë por ata mund të ndryshojnë preferencën. Në qoftë se ata kanë qëllimin të provojnë durimin e Turqisë duhet ta dinë se është arritur në kufijt e atij durimi”, tha ai.

– “Vendet perëndimore nuk e kanë shansin të mbajnë nën kontroll këtë fluks”

Ndër të tjera presidenti Erdogan u shpreh se “sa do vullgarë, të pamëshirshëm dhe të pandërgjegjshme të jenë vendet perëndimore ato nuk kanë asnjë shans për të mbajtur nën kontroll këtë fluks”.

“Për këtë sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të sigurohet një konsensus në çështjen për zgjidhjen e problematikës në Siri. Kjo çështje ose duhet të zgjidhet sa më parë ose si një top dëbore duke u rritur pa dallime larg apo afër do të marrë nën ndikim të gjithë botën dhe do të hapë dyert për probleme më të mëdha”, ka nënvizuar mes tjerash Erdogan.

– “Këtë vendim të japë populli”

Në lidhje me punimet për kushtetutën e re presidenti Erdogan ka vazhduar fjalimin e tij.

“Anëtarë të nderuar të parlamentit, miq të dashur mblidhuni për të marrë një vendim. Ose shprehuni që ne ‘do ti drejtohemi popullit‘. Të shikojmë atëherë se çfarë do t’iu thotë populli. Përgatiteni dhe paraqitjani popullit këtë. A jeni ndjekës së Ataturkut, i cili çfarë ka thënë që ‘pa kushte, pa detyrime sovraniteti është i popullit‘. Atëherë le të shkojmë drejt popullit dhe të themi që ‘populli të japë këtë vendim‘ dhe ta zbatojmë këtë vendim që do të japë populli”, tha Erdogan.

“Në kuadër të ndërtimit të Turqisë së re do të nxjerrim kushtetutën e re. Gjithashtu edhe sistemi presidencial do të vihet në zbatim në këtë mënyrë. Nëse populli im nuk do të dëshirojë këtë sisitem presidencial, ne nuk kemi asgjë për të thënë ndaj popullit tonë, ne e puthim në ballë dhe e respektojmë atë”, theksoi Erdogan.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *