Home / Kryesoret / Ermira Mehmeti: Kryqa, luana, çfarë të duan matanë urës- “JO” tek vendbanimet shqiptare

Ermira Mehmeti: Kryqa, luana, çfarë të duan matanë urës- “JO” tek vendbanimet shqiptare

Ne jemi këtu për të thënë se në vendbanimet shqiptare nuk mund të bëjnë çfarëdo të duan, kryqa, luana, arusha…çfarë të duan bujrum le të bëjnë atë të duan matanë urës ku e kanë bërë kopshtin zoologjik, por në këtë anë të ndërtohen objekte simbole që reflektojnë konceptin dhe kuptimin multietnik të Maqedonisë.

Këtë mes tjerash e tha në prezencën e saj, deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti duke thënë se në këtë protestë të qetë dhe paqësore, nuk ka nevojë për prani kaq të madhe të policisë, raporton Aktuale.mk.

“Ne si shqiptarë kemi guxim ta themi këtë, hajde të shohim a kanë guxim ta thonë ata, ne duam Maqedoni multietnike, të barabartë, prandaj kemi dalë këtu dhe të themi se nuk kalojnë vendimet politike të cilat simbolet e fesë e personale i shndërrojnë në politike”, ka thënë Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *