Home / Kryesoret / Esslestone: Formula 1 po kalon periudhën më të vështirë në historinë e saj
SHKUP (AA) - Kreu i 'Formula 1', Bernie Ecclestone thotë se "cirku më i shpejtë në botë" po kalon periudhën më të vështirë në historinë e saj pas ndryshimeve të rregullave në vitin 2014, duke shtuar, se me dominimin absolut të Mercedesit është eliminuar çdo emocion nga epilogu i garës dhe euforisë së saj. foto: AA arkiva. ( AA - Anadolu Ajansı )

Esslestone: Formula 1 po kalon periudhën më të vështirë në historinë e saj

Kreu i ‘Formula 1’, Bernie Ecclestone thotë se “cirku më i shpejtë në botë” po kalon periudhën më të vështirë në historinë e saj pas ndryshimeve të rregullave në vitin 2014, duke shtuar, se me dominimin absolut të Mercedesit është eliminuar çdo emocion nga epilogu i garës dhe euforisë së saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pritje të vozitjeve testuese para sezonit të ri në Barcelonë të Spanjës, Ecclestone për gazetën britanike “Daily Mail”, deklaroi se dominimi i Mercedesit në dy sezonet e fundit plotësisht ka eliminuar emocionet e garës.

“Formula 1 po kalon ditët më të vështira. Nuk mund të shpenzojë para që ta mar familjen time për ta ndjekur garën. Nuk ka kurrfarë kuptimi më as të ndiqen garat, ku me siguri do të fitoj Lewis Hamilton, kurse në vendin e dytë do të jetë piloti tjetër i Mercedesit”, tha Ecclestone.

Ecclestone njofton se do të propozojë që të bëhen ndryshime të reja në radhitjen e bolidëve në fillim të garës për t’u rritur konkurrenca në mes të ekipeve.

Si çdo vit, java e fundit e shkurtit është e rezervuar për prezantimin e ekipeve, pilotëve dhe bolidëve që do të marrin pjesë në sezonin e ri të Formula 1, e cila fillon pas një muaji.

Vëmendje të madhe ditëve të fundit tërhoqi bolidi i ri nga Ferrari F150 të cilët gjatë këtij sezoni do të drejtohen nga piloti spanjoll Fernando Alonso dhe braziliani Felipe Massa. Me emrin simbolik (F150) shënohet 150 vjetori nga bashkimi i Italisë.

Sezoni i ri në Formula 1 fillon më 20 mars me garën për Çmimin e Madh të Astralisë që do të mbahet në Melburn.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *