Home / Kryesoret / Fajman: Maqedonia nuk mund të jetë kufi i jashtëm i BE-së

Fajman: Maqedonia nuk mund të jetë kufi i jashtëm i BE-së

Kancelari austriak Verner Fajman deklaroi se Maqedonia nuk mund të jetë kufi i jashtëm i BE-së dhe se pret që Gjermania t’i ndjekë hapat që i merr Austria për pengimin e fluksit të refugjatëve.

Fajman në një intervistë për gazetën ditore vjeneze “Kurir” thotë se Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia janë para një sfide, sepse Greqia nuk është në gjendje ta sigurojë kufirin e jashtëm, por se Maqedonia e cila nuk është anëtare e BE-së dhe nuk mund të jetë kufi i jashtëm i Unionit.

Kancelari austriak konsideron se Gjermania së shpejti do ta ndryshojë politikën e saj ndaj refugjatëve duke e ndjekur shembullin austriak.

“Austria ka marrë hapa duke e pasur parasysh realitetin, ndërsa hapa të tilla do të marrë edhe Gjermania. Jam i bindur se së shpejti sërish do të dakordohemi”, thekson Fajman.

Austria në fillim të krizës së refugjatëve ishte ndër aleatët më të afërt të Gjermanisë. Por, për shkak të valës së madhe të refugjatëve në dy vendet, u rrit presioni i brendshëm politik me kërkesë që kufijtë të mbyllen. Austria vendosi kufizim në fluksin e refugjatëve, e cila këtë vit parasheh vetëm 37.500 kërkesa për marrje të azilit. Vjena vendosi edhe kuota për lëshimin e maksimum 3.200 refugjatëve të cilët dëshirojnë të marrin azil në një vend tjetër evropian.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *