Home / Kryesoret / Fillon protesta e opozitës kosovare kundër votimit të Thaçit për president
PRISHTINË (AA) – Qindra qytetarë kanë filluar të tubohen në sheshin e Prishtinës, gjegjësisht para Parlamentit duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës kosovare, më konkretisht, Lëvizjes Vetëvendosje, partisë Nisma për Kosovën, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për të protestuar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për president dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. ( Bekim Laci - Anadolu Ajansı )

Fillon protesta e opozitës kosovare kundër votimit të Thaçit për president

Qindra qytetarë kanë filluar të tubohen në sheshin e Prishtinës, gjegjësisht para Parlamentit duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës kosovare, më konkretisht, Lëvizjes Vetëvendosje, partisë Nisma për Kosovën, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për të protestuar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për president dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot në ora 11 fillon seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e presidentit. Qytetarët janë mbledhur para Parlamentit ku janë vendosur tendat e opozitës e cila proteston disa ditë radhazi me kërkesën për dorëhëqjen e qeverisë Mustafa-Thaçi, sepse sipas opozitës, “kjo qeveri ka shkelur kushtetutën me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”.

Fjalimet e liderëve opozitarë do të mbahen paralelisht me fillimin e seancës së Parlamentit për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president.

Për mbajtjen e rendit janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa liderët opozitarë, Visar Ymeri (VV) Fatmir Limaj (Nisma) dhe Ramush Haradinaj (AAK) të enjten thanë se protesta do të jetë paqësore. Situatën para protestës e kishte tensionuar deklarata e kandidatit për president, Hashim Thaçi i cili iu bëri thirrje simpatizantëve të tij të vijnë në Prishtinë për të festuar fitoren mirëpo mbrëmë vonë pas darkës së punës që mbajti me kryesinë e partisë, deputetët dhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë, nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi u bëri thirrje simpatizantëve të tij të festojnë në shtëpi, së bashku me familjet e tyre.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *