Home / Kryesoret / Fillon punën sistemi biometrik për regjistrimin e migrantëve

Fillon punën sistemi biometrik për regjistrimin e migrantëve

Refugjatët të cilët nga Greqia do të hyjnë në territorin e Maqedonisë, prej sot do të regjistrohen në mënyrë të re përmes sistemit të ashtuquajtur biometrik.

Sipas informacioneve të para, ky sistem do të përfshijë plotësimin e një formulari, përmes të cilit migrantëve do t’u merren të dhënat e tyre biometrike, ndërsa njëkohësisht do të kryhet edhe kontrolli nëse migrantët e flasin gjuhën e vendit prej të cili kanë lajmëruar se vijnë.

“Ky sistem biometrik që është donacion, është në fazën e montimit dhe për një kohë të shkurtër duhet të fillojë të funksionojë”, theksojnë nga MPB, duke shtuar se do të dalin me informacione më të hollësishme për publikun.

Sistemi biometrik do të mundësojë që refugjatët të regjistrohen në një vend, e më pas në formularin të cilin do ta marrin do t’u vihet vulë nga vendet ku kalojnë dhe do të kontrollohen të dhënat që janë vënë në formular.

Aktualisht kufiri ndaj Serbisë fqinje nga ana serbe nuk është mbyllur për migrantët, por ka ngecje të përkohshme për shkak të mënyrës së re të regjistrimit, theksojnë nga MPB-ja, duke shtuar se nuk është mbyllur as kufiri i Maqedonisë ndaj Greqisë.

Mënyra e re e regjistrimit vijon pas firmosje së djeshme të marrëveshjes së përbashkët nga ana e vendeve të “Rrugës Ballkanike”. Profilizimi dhe regjistrimi i përbashkët i migrantëve në kufirin maqedonas-grek dje në Zagreb u dakordua mes përfaqësuesve të policisë së Sllovenisë, Kroacisë, Austrisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Qëllimi është që në të ardhmen të zvogëlohet numri i kthimeve, konkretisht numri i migrantëve të cilët shtetet i kthejnë në vendet prej ku i kaluar kufijtë. Shefat e policive të këtyre pesë vendeve nënshkruan deklaratë për profilizimin dhe regjistrimin e migrantëve po edhe të transportit të tyre nga Maqedonia drejt Austrisë, dhe Gjermanisë

Gjithashtu lexo

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare

 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *