Home / Lajme / Botë / Flet dëshmitari : Regjimi sirian bashkëpunon me organizatën terroriste DAESH
ANKARA (AA) - Muhammed Kasim Nasir, i cili gjatë viteve 2013-2015 ka qenë me detyrë si kryeprokuror në komunën Tedmur të rajonit Humus në Siri ka folur mbi marrëdhëniet në mes të regjimit të Asadit dhe organizatës terroriste DAESH ku ai ka qenë dëshmitarë gjatë detyrës së tij. ( Mustafa Kamacı - Anadolu Ajansı )

Flet dëshmitari : Regjimi sirian bashkëpunon me organizatën terroriste DAESH

Muhammed Kasim Nasir, i cili gjatë viteve 2013-2015 ka qenë në detyrën e kryeprokurorit në komunën Tedmur të rajonit Humus në Siri ka dëshmuar për marrëdhëniet mes Rusisë dhe organizatës terroriste DAESH ka shpjeguar se si ekspertët rusë në Tedmur kanë kryer punime riparuese në burimet e naftës dhe të gazit nën kontrollin e militantëve të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasir, i cili i është përgjigjur pyetjeve të AA-së duke shpjeguar rolin e Rusisë në marrëdhënien mes regjimit të Asadit dhe organizatës terroriste DAESH dhe ngjarjet në të cilat ka qenë dëshmitar gjatë detyrës së tij në Tedmur Nasir.

“Kur ndodhesha në Tedmur kam vërejtur se Rusia ishte në dijeni për çdo gjë që ndodhte, sepse në Tedmur vinin dhe iknin dhjetëra ekspertë rusë. I kam mësuar këto si rezultat i detyrës që kisha. Në aeroportin ushtarak në Tedmur bashkë me ekspertët iranianë ndihmonin ushtrinë e regjimit në punët që kishin në aeroport dhe në rajonet e tjera. Këta ekspertë gjithashtu shkonin në vendet ku ndodheshin burimet e naftës dhe të gazit të cilat ndodheshin nën kontrollin e militantëve të DAESH-it dhe merreshin me riparimet. Kjo tregon se Rusia ndihmonte për pompimin (furnizimin) me naftë dhe gaz nga rajonet nën kontrollin e DAESH-it drejt rajoneve që ndodheshin nën kontrollin e regjimit. Kjo është shumë e qartë. Nëse ekspertët rusë hynë në rajonet nën kontrollin e elementëve të DAESH-it, dhe kryejnë riparime të rafinerive me pjesët e ardhura nga Rusia dhe sërish rikthehen në rajonet nën kontrollin e regjimit tregon qartë se Rusia mbështet DAESH-in”, thotë ai.

Ai thotë se regjimi regjistronte procesverbale në lidhje me të çdo defekt dhe dëmtim financiar.

“Kjo kishte shumë arsye por më e rëndësishmja ishte se regjimi këto procesverbale ia paraqiste kompanive të sigurimit ku dhe kërkonte pagesën për defektet dhe riparimet. Regjimi gjithashtu mbante proceverbale për të reduktuar rastet e vjedhjes. Është një e vërtetë se në Siri kushdo që punon në sektorin e naftës përpiqet të kryejë korrupsion. Regjimi në procesverbalet e tij shënonte emrat dhe deklaratat e atyre që kryenin riparimet, regjistronte dëmet dhe ia paraqiste ekspertëve nga Irani dhe Rusia. Këto procesverbale më dërgoheshin mua meqë isha kryeprokuror, ku më pas unë i dërgoja në komisionin e sigurisë dhe përgatitja aktakuzën për sulmet ndaj këtyre rafinerive. Dhe gjithashtu nga autoritetet përkatëse kërkoja ndjekjen ndaj këtyre personave”, thotë Nasir.

– DAESH punëson, regjimi jep pagën

Nasir pasi ka theksuar se punonjësit e Ministrisë së Naftës në Tedemur edhe pasi burimet e naftës kaluan nën kontrollin e DAESH-it kanë vazhduar punën e tyre. “Punonin nën mbrojtjen e DAESH-it dhe pagat, shpërblimet dhe dëmshpërblimet i merrnin nga regjimi. Madje edhe tani i marrin po nga Ministria e Naftës. E sfidoj Ministrinë e Naftës për të provuar të kundërtën”, thekson ai.

Nasir ka shprehur se regjimi në marrëdhëniet tregtare me DAEH-in kryesisht në atë të shit-blerjes së naftës dhe të gazit si dhe në mbrojtjen e tyre përdorë sekserë dhe ndërmjetës, ndërsa në lidhje me emrat e këtyre personave Nasir ka theksuar se:

“Këta ndërmjetës duke krijuar marrëdhënie me të dyja palët përfitonin nga të dy palët. Më i rëndësishmi prej tyre është Fazil el-Katran një prej shejhëve të zonës Suhna, biznesmeni nga Tedmuri dhe kontraktuesi Sheikh Muhammed al-Hammudi, i cili në të njëjtën kohë është mik i afërt dhe partner me ministrin e tanishëm të Naftës Sulejman Abbas. Krahas këtyre janë edhe kontraktuesi Munir el-Zubi nga Tedmuri dhe kontraktuesi nga rajoni i naftës në Deir ez-Zur Xhemil Kerkutli. Këso ndërmjetës dhe sekserë kishin lidhje me militantët lokalë të DAESH-it ku dhe këto të fundit kishin lidhje me persona brenda organizatës. Në anën tjetër këto ndërmjetës kishin komunikim edhe me kreun e shërbimeve inteligjente ushtarake, me njerëz nga rezidenca e republikës dhe biznesmenë nga të cilët merrnin para. Gjithashtu është edhe George Hasvani një biznesmen rus i cili ishte përgjegjës për kontrollin e punëve të ndërmjetësve si dhe njeriu që u jepte para ndërmjetësve për transferimin tek DAESH-i”, tha mes tjerash Nasir.

– Per sigurinë e tregtisë mes regjimit dhe DAESH-it i jepeshin para organizatës

Ndërsa në lidhje me pytejen për marrëveshjen e dorëzimit të armëve për DAESH-it nga regjimi në Tedmur prokurori Nasir tha se “këto kanë ndodhur në Tedmur. Krahas kësaj ndërmjetësit që unë përmenda krahas armëve dhe municioneve ndaj militantëve të DAESH ata u jepnin pagë mujore për të mbrojtur tubacionet e rafinerive të naftës dhe të gazit të cilat kalojnë drejt zonave nën kontrollin e regjimit”.

Nasir ka shtuar më tej se regjimi dhe DAESH-i bënë edhe tregti me drithëra dhe se rolin kryesues në këtë çështje e luan Muhanna el-Hasan.

“Ky person është një biznesmen nga rajoni Suhna. Në rajonin e lindjes gjatë kohë merret me drithërat. Vetë ai personalisht më ka thënë se DAESH në vitin 2013 dhe 2014 kishte blerë për regjimin të gjithë prodhimtarinë e elbit dhe grurit në rajonet në Siri dhe Irak. Mijëra tonë elb dhe grurë nga rajoni nën kontrollin e DAESH-it i transportoi në rajonet e regjimit dhe se si pagesë e drithërave në fjalë regjimi i ka transferuar miliona dollarë DAESH-it”, thotë Nasir.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *