Home / Lajme / Maqedoni / Fouere: VMRO-DPMNE e ka harruar ish kryetarin Trajkovski

Fouere: VMRO-DPMNE e ka harruar ish kryetarin Trajkovski

Diplomati dhe ish ambasadori i Bashkimit Evropian Erwan Fouere në Maqedoni ka kujtuar ish kryetarin e Maqedonisë me një postim në Facebook.

Erwan Fouere për ish kryetarin e Maqedonisë në Facebook shkruan: Këtë javë ne e përkujtojmë 12 vjetorin e vdekjes tragjike të ish kryetarit të Maqedonisë Boris Trajkovskit. Ai ishte lider vizionar, i respektuar nga e gjithë bota. Ai e kuptonte shumë mirë domethënien e dialogut dhe besimit për të tejkaluar ndasitë në shoqëri. Rrugëtimi i përbashkët me ndryshimet brenda në shtet. Të jesh i hapur dhe jo i mbyllur, të afrosh njerzit dhe jo të largosh’’ shkruan Fouere.

Fouere gjithashtu shkruan edhe për partinë e ish kryetarit Trajkovski ‘’Çka bën partia e tij për të respektuar trashigiminë dhe veprimin e tij? Ose do të vazhdojnë të shakatërrojnë atë çka ai ndërtoi dhe mbrojti?’’ përfundon shkrimin e tij Fouere, të titulluar Trashigimia e Boris Trajkovskit.

Përndryshe, Boris Trajkovski ishte kryetari më i votuar, edhe nga shqiptarët. Trajkovski vdiq në një aksident në Bosnje kur aeroplani i tij u shkatërrua, bashkë me disa anëtar të kabinetit të tij. Vdekja e tij mbeti mister dhe ende thuhet se do të hapen dosje për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Erwan Fouere post

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *